Kamza-Partizani/ Dalipi: Forca jonë është grupi; Ndreu: Nuk do rrëzohemi nga Kategoria

1 Prill 2018, 16:34Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka folur pas fitores së arritur në transfertë përballë skuadrës së Kamzës duke marrë një tre pikësh shumë të rëndësishem.

Tekniku i të kuqve falenderoi të gjithë ekipin për lojën e treguar duke theksuar se objektivi mbetet Europa.

Dalipi shtoi se lojtarët besojnë tek aid he synimi tyre në çdo ndeshje është fitorja.

“E përsëris që skuadra është e kompletuar. Duhet gjetur momenti i duhur në një ndeshje që i dima shumë mirë vështirësitë. Ata lojtarë që u futën e ndihmuan skuadrën sidomos Lukas, por edhe Çani. Ne kemi lojtarë të mirë, por nuk kemi yje.

Do të luftojmë deri në fund për të arritur vendin e dytë. Objektiv ngelet pjesëmarrja në Evropë. Tani është pjesa më e vështirë, Më e vështirë është vazhdimësia. I kemi të gjitha mundësitë për të marrë rezultat pozitiv. Ne jemi Partizani. Futemi në çdo ndeshje vetëm për fitore.

Kam pasur shumë besim te grupi. Rezultatet po vijnë, lojtarët më ndjekin. Ata Besojnë te emri i madh  i Partizanit. Për aspektin personal them që t’ia leme kohës. Të fillosh karrierën në një ekip si Partizani është privilegj.

Të gjithë këta lojtarë po japin, maksimumin dhe nuk do të ishte etike t’i përgjigjesha kësaj pyetje. Për këtë do të shohim më vonë. Këta lojtarë dhanë sinjale pozitive edhe me Partizanin B. Për ta fituar një ndeshje është e vështirë, jo dhe aq për barazimin. Rrezikuam nga një standarte, por ishim me fat që nuk pësuam”, u shpreh Dalipi.

Kurse trajneri i Kamzës Ramadan Ndreu, deklaroi:

“Mbijetesa? E kam thënë edhe herë të tjera që skuadrat janë aty-aty dhe ndeshja e sotme merr një rëndësi të veçantë pasi po zhvillonim një lojë të mirë. Kjo ndeshje po shkonte drejt barazimit por kishim një pasiguri në mesfushë. Partizani ka një skuadër të mirë me kualitet. Skuadra po prodhon lojë të mirë por nuk kemi fat. E kisha idenë dhe e dija se do të vuanim në krahun e Frashërit, pasi Fukui është i mirë në mesfushë por çalon në aspektin mbrojtës.

Në pushim të pjesës së parë, thamë se ishte një pjesë e lojës që ne e aplikojmë në stërvitje por aksioni i golit nisi nga mbrojtja por ishin mesfushorët shumë mbrapa dhe qëndruan me shpinë nga porta. Kjo na penalizoi.

Eksperienca do të më ndihmojë ta përballoj këtë situatë, pasi e dija që kampionati do të shtrëngohet dhe janë ato ekipe jashtë objektivit që japin maksimumin në çdo ndeshje. Kam besim te kjo skuadër pasi pres të rikthehen dy lojtarë dhe të gjithë janë të bindur për ashpërsinë e këtij kampionati”, u shpreh Ndreu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje