Kalendari i javës së 28/ Luhet në dy ditë, superfidat shtyhen të dielën

1 Prill 2018, 18:54Sport TEMA

Java e 28 e Kategorisë Superiore fillon fazën e fundit të kampionatit, e cila do të përcaktojë ecuritë e ekipeve të ndryshme dhe luftën për Europë e mbijetesë.

Do të ketë supersfida mes ekipesh rivale me njëra-tjetrën,  por edhe duele të cilat do të konfirmojnë se për çfarë lufton secili ekip.

Sipas kalendari të FSHF, ndeshjet fillojnë të shtunën me dy duelet e orës 14:00 të cilat në fakt kanë në epiqendër më shumë luftën për mbijetesë. Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Lushnjën, ndërsa rivalja e saj për mbijetesën, Teuta, luan në transfertën e vështirë në Gjirokastër, përballë Luftëtarit që ka ambicie europiane.

Të dielën luhen tre ndeshje të tjera, në të cilat zbresin në fushë ekipet të cilat në këtë mesjavë do të jenë të impenjuara edhe në Kupën e Shqipërisë.

Dy duele luhen në orën 14:00, ata Laçi-Partizani dhe Kamza-Kukësi. Ndërsa java e 28 mbyllet me superduelin që luhet në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Kalendari

Të shtunën

Vllaznia-Lushnja               14:00

Luftëtari-Teuta                  14:00

Të dielën

Laçi-Partizani                     14:00

Kamza- Kukësi                   14:00

Flamurtari-Skënderbeu    17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje