Ilir Shulku, sekretari i Përgjithshëm i FSHF, i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, tha se kthimi i vendimeve të Asamblesë së FSHF-së nga Gjykata, nuk mund të konsiderohet rrëzim, por thjesht plotësim dokumentacioni.
“Është procedurë standarde që pas mbarimit të Asamblesë shkon dosja për regjistrim në Gjykatë. Kanë shkuar të gjitha aktet në Gjykatë dhe gjyqtarja ka bërë kthim aktesh.
Komentet në disa media janë keqdashëse. Është procedurë normale. Gjyqtarja ka parë disa mungesa, dosja do të plotësohet dhe s’do të ketë asnjë problem”, u shpreh ai.
Ai tha se gjyqtarja thjesht ka kërkuar vendimet e Asambleve të mëparshme, ku është marrë vendimi për anëtarët e rinj të FSHF-së
“Gjyqtarja ka kërkuar të ketë në dispozicion vendimet e asambleve të mëparshme për ndryshimin dhe shtimin e numrit të anëtarëve. E ka parë të arsyeshme që nuk përputhet data e dërgimit me aktet e lëshuara për pronarët e klubeve. Nuk shkohet në zgjedhje të reja, nuk cënohet legjitimiteti i FSHF-së, janë zgjedhur organet drejtuese. Është procedurë normale nuk është rrëzim por kthim”, tha ai.
Shulku ndërkohë ka folur edhe për dënimin e Skënderbeut nga UEFA.
“Pavarësisht vendimit që ka marrë UEFA, të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk është marrë në bazë të një dosjeje të plotësuar, ka shumë anomali. Nuk ishte Skënderbeu ekipi për t’u dënuar në këtë masë. Çështja është në gjykim dhe do të apelohet, duhet të presim KAS-in. Vendimi mund të jetë ndryshe. Nuk mund të flasim me “nëse”.
FSHF ka bashkëpunuar me UEFA-n për disa ndeshje që na kanë ardhur dhe i kemi dërguar në Prokurori.
FSHF nuk ka mundësi reale për të hetuar një ndeshje, sepse nuk jemi në kushte për ta bërë këtë.
Për Skënderbeun UEFA nuk na ka sjellë raporte me hetime të detajuara. Kjo është një çështje e Skënderbeut dhe jo e FSHF-së.
I jemi përgjigjur UEFA-s me ato që kemi patur në dispozicion. Para disa vitesh erdhën inspektorët e UEFA-s në Shqipëri, patën takim me Prokurorinë për hetimin e ndeshjeve të trukuara.
Dy prokurorët tanë shkuan në UEFA. Bashkëpunim ka patur.
UEFA çështjet apo ndeshjet që mendon se janë trukuara i ka dërguar në Prokurori.
Dënimi i Skënderbeut është 10 vite radhazi, jo 10 pjesëmarrje. Dënimi i parë ishte administrativ, ky është disiplinor.
Federata e ka marrë një vendim për Skënderbeun, i ka hequr titullin kampion dhe 12 pikë nga klasifikimi.
FSHF ka marrë vendim për dyshimet në kampionatin shqiptar jo për ndeshjet në Europa League.
Kampionati vijon normalisht, por Skënderbeu nuk merr pjesë në Champions”, u shpreh Ilir Shulku për Supersport.
ne jemi shtet leshi ata e kane gabim ne e kemi mire,
Ke shume te drejte z. Ilir FSHF dihet qe eshte pale me Takajn, Boden e Skenderbeun. Ti nuk ke si thua ndryshe se per kete te mban Duka ne FSHF, thjeshte se ben ate qe thote ai, ndryshe nuk e di ku do ishe se edhe te Partizani ku u rrite e u bere futbollist me emer si zor do jete te te pranojne. Duka eshte bashke pronar me Takajn e kane bashke Skenderbeun dhe si do e denoje DUKA Skenderbeun???? Ti thua e denuam nje here por si e denove a e mban mend ??? I hoqe 12 pike vitin qe ishte shpallur kampion aq sa nuk iprishnin asgje. Pse nuk ja hoqe piket per sezonin tjeter???? Po kishe frike se mos nuk dilte kampion ose nuk futej ne zonen e kupave te europes e keshtu kishe pune me again DUKA. IIlir kam patur respekt per ty si futbollist dhe per babain tend si oficer, por thuaje troç Skenderben e mori ne qafe DUKA se edhe Takaj Zeqo et.. jane viktima te tij. Pse ishte e rastesishme data 7 paradite rizgjidhet DUKA si i perjetshem ne FSHF, pasdite del denimi nga UEFA per Skenderbeun. UEFA ur e pa se kryetrukuesi nuk u hoq, ata nuk kishin çfare ti benin i hoqen armen e trukimit, pra ekipin ku eshte aksioner. Skenderbeu nuk ka faj, as lojtaret nuk kane faj, por faji eshte se trukimet i kane bere DUKA, TAKAJ , BODE etj. ndaj jo me kot thone nuk ka prova, por inspektoret e UEFA-s e dine skemen si jane bere trukimet.Per mua nuk ka rendesi denohet apo nuk denohet Skenderbeu madje eshte per te ardhur keq se eshte ekipi me i mire sot per sot ne shqiperi, por duhet denuar DUKA dhe vetem DUKA sepse ai eshte e keqja e futbollit tone. Sa te jete ai nuk ka futboll te ndershem e drejtesi ne loje e jashte saj, vetem pisllek e maskarallek. Jam i bindur se kete e din edhe ti Ilir, por nuk e thua dot, je i detyruar te mendosh tjeter e te thuash tjeter…