Merr fund kriza te Kukësi, tani Pakult ka luksin të zgjedhë

2 Prill 2018, 15:40Sport TEMA

Kukësi do të luajë të mërkurën në transfertën e Laçit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Në këtë ndeshje, trajneri i Kukësit, Peter Pakult, do të ketë grupin e plotë, gjë që nuk i ka ndodhur deri tani me kampionët.

Me mungesa të shumta, trajneri i Kukësit ka treguar se di të menaxhojë situatat, pasi ka arritur të blindojë vendin e dytë, ndërkohë që rikthimi i kontigjentit të plotë, lë të kuptohet se Kukësi do të zhvillojë ndeshje më të mira.

Që kur Pakult erdhi te Kukësi, jemi mësuar të shohim shumë improvizime në formacion, herë në mbrojtje e herë në mesfushë, pasi dëmtimet dhe pezullimet kanë qenë të shumta.

Para disa kohësh, në mbrojtje mungonin Zderiç, Alla e Shameti, ndërkohë që me rikthimin e tyre, Idrizi u ndëshkua me karton të kuq duke munguar një ndeshje.

Pas rikthimit të Idrizit, ishte Musolli ai që mungoi në ndeshjen përballë Flamurtarit dhe shkak për këtë u bënë kartonat.

Ka qenë vetë trajneri austriak ai që është ankuar shpesh herë në konferenca se problemi i vetëm i Kukësit është numri i pakët i alternativave që ka në stol dhe dëmtimet e shumta ndërkohë që tani mbetet për të parë se çfarë rezultatesh do të sjellë grupi i plotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje