Armandi është bashkëpuntor në këtë “krim”!

2 Prill 2018, 21:39Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Lajmi më i bujshëm i kësaj jave ishte padyshim pranimi i kërkesës së dy Inspektorëve të UEFA-s të cilët pas një investigimi voluminoz, kërkuan për klubin shqiptar Skënderbeu një përjashtim me 10 vite jashtë Kupave të Europës dhe një million euro gjobë.

Ky vendim u pranua nga UEFA duke lënë në fuqi kërkesën e tyre për skuadrën shqiptare.

Një dënim që njollosi jo vetëm klubin korçar, por edhe futbollin shqiptar i cili është zhytur në një kolaps total duke përjetuar një nga periudhat më të errta.

Megjithatë pavarsisht dënimit shembullor të UEFA-s, ka dy qëndrime nga Institucioni i futbollit shqiptar, FSHF-ja, e cila ka dal menjëherë në mbrojtje të një ekipi që rezultoi më i korruptuari në historinë e futbollit shqiptar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një klub të dënohet me 10 vite përjashtim dhe kjo vjen nga fakti se presidenti i tyre ka arritur që të shesë ndeshje për të përfituar miliona euro dhe për tu tallur me tifozat e tij, të cilët kanë ndjekur një futboll fallco nga ekipi i tyre i zemrës.

Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ishte i pari që i doli menjëhrë në mbrojtje Skënderbeut në ekranin e tyre të preferuar, duke deklaruar se Federata e ka marrë një vendim të saj për këtë ekip dhe nuk do të ketë më tjetër. Një deklaratë që injoron qartë vendimin e UEFA-s.

Por, përveçse një mbrojtje skandaloze duke i dal në krah një ekipi po rezulton të jetë më i korruptuari i futbollit shqiptar, Shulku gënjeu publikisht duke deklaruar se FSHF-ja ka bashkëpunuar me UEFA-n për çështjen “Skënderbeu”. Një mashtrim i hapur ky nga numri dy i FSHF-së, pasi ka një deklaratë të qartë të Emilio Garsias që theksonte se kanë kërkuar bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe nuk e kanë gjetur një gjë të tillë.

Deklarata tjetër ishte ajo e vetë presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili është dhe një nga përgjegjësit kryesor pse futbolli shqiptar ka degraduar në këtë gjëndje duke na bërë një shembull negativ në të gjithë Botën.

Deklarata e Dukës ishte e qartë pro ndaj një krimi që një klub shqiptar ka bërë në Europë, e njëjtë me atë të bërë nga vartësi i tij një ditë më parë.

Arseyja pse Armand Duka ka vënë të gjithë institucionin e futbollit shqiptar në mbrojtje të Skënderbeut është fakti se ai është pjesë e pandashme e kësaj skuadre.

Është një aksioner i kësaj skuadre përmes një kompanije kafeje ku është aksioner, dhe e ka vendosur sponsor kryesor të këtij klubi.

Është një nga miqtë më të ngushtë me të dy njerzit që kanë financuar këtë skuadër, me Agim Zeqon dhe Ardjan Takajn, që janë në listën e UEFA-s si personat kryesor që kanë gisht në këto afera korruptive që ka bërë ekipi i tyre.

Ndaj dhe Armand Duka nuk po lë gurë pa lëvizur për të mbrojtur një ekip që është shpallur “non grata” nga institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA.

Nuk ka pasur asnjë distancim nga ana e FSHF-së për këtë goditje skandaloze që ka marrë futbolli shqiptar, përkundrazi kanë nxituar të dalin dhe ta mbrojnë këtë skuadër që u ngrit nga disa biznesmena që e përdorën fillimisht për interesa politike, e vijuan për të shijuar suksesin e disa parave të pista të fituar nga shitjet e ndeshjeve, dhe po e mbyllin në mënyrën më të turpshme të mundshme; si hajdutë.

Aramandi, është thjesht një nga bashkëpuntorët e tyre që e kanë kryer këtë krim, i cili do t’i ndjekë gjithë jetën!

14 komente në “Armandi është bashkëpuntor në këtë “krim”!”

  1. ilir says:

    iko qiu gazetar muti dhe po te kete shitur mire ka bere po trukon ndeshjet e tere bota ti pusht dhe shume pushta te tjere i jeni qepur skenderbeut por mut fo te hani

    1. Bambi says:

      O Liro.
      GJithe bota po q.. ne b…
      Pse nuk e ben dhe ti mor djale. Beji nje tel atij Pend.arit mbase te jep nje deshmi antaresimi.

  2. Vito nga Napoli qe solli kermij dhe buaj says:

    I dashur Fation, fjala krim nuk duhet ne thonjza.
    Bashkepunimi ne trukimin e ndeshjeve eshte veper penale dhe nuk ka shqiptar qe nuk e di qe Armand Duka eshte kreu i kesaj skeme.
    Po te ishte gjalle Met Malo do tregonte se si humbi mbi 3 milione euro nga disa bastvenes ne Shijak per disa ndeshje te kampionatit …
    Batuta qe u ngrit ne ato kohe se vellezerit Duka jane klani i Zemunit e kishte burimin ne dy fakte : ne trukimet e ndeshjeve me ndihmen e disa serbeve te forte si dhe futjen e grurit te ushtrise serbe nga boshnjaket serbe si ushqim per kafshet ( gjasme per kompanine A.I.B.A te vezeve ) por qe ne fakt perdorej si grure per miell qe ne e konsumonim per buke. Aty jane faktet dhe i dine jo pak veta.

    Heto per KATO VORA ALBANIA nje firme e perbashket me sponsorizuesit e FSHF dhe Armand Dukes. Gjeje se i ke te dhenat ne QKR
    Dhe jo Armand Duka por Armand veza.

  3. The Red Lice says:

    Si na paska qene Senderbeu klubi me i korruptuar ne historine e futbollit shqiptar more palo gazetar. Pse more vetem 4 ndeshje te qe na paska shitur Skenderbeu e ben automatikisht klubin me te korruptuar ne historine shqiptare. Po klubet e kryequteti mbajten peng futbollin shqiptar per 45 vjet dhe e katandisen si mos me keq. Shyqyr qe kemi nje klub si Skenderbeu qe me ne fund solli futbollin europian ne Shqiperi…qe nga menyra e te luajturit deri ne organizimin e klubit. Per here te pare pas 20 vitesh fillova te ndjek nga afer kampionatin Shqiptar vetem per te pare Skenderbeun ndonse nuk jam fan i ketij klubi. Vetem nje i verber ose nje kelysh komunisti i pabese nuk mund te dalloje qe Skenderbeu ne keto 6 vite nuk ka skuader ta rivalizoje.
    Dakord jam qe doni te denohet Skenderbeu per trukimet por me pare largoni nga kmpionati turpin e futbollit shqiptar, Partizanin.

  4. ashtu o posi! says:

    Ore Bazja i II.
    Arsyet pse je kaq patologjik ne urrejtjen tende ndaj Dukes qe e mori futbollin shqiptar me arken 50 mije € dhe e çoi ne Evropian dhe Skenderbeut,skuadres me historine me te madhe dhe me te lavdishme te futbollit shqiptar,i di vetem ti.
    Por kjo urrejtje patologjike nuk duhet te te çoje deri atje sa te glorifikosh dhe ti thurresh lavde hetimit tendencioz,kembengules dhe racist te dy racisteve qe bashke me urrejtjen per Skenderbeun te urrejne dhe ty si shqiptar.Po keshtu te fetishizosh edhe UEFA-n si institucion e cila ne gjithe veprimtarine e saj eshte nje organ me kredibilitet te rrenuar ne syte e opinionit Boteror.Ku ky rrenim ariti kulmin me aferat korruptive Platini-Blater.Sot,bythe lepirsit e Platinise te mbetur zyrave te UEFA-s kerkojne te rregullojne imazhin e tyre duke bere kurban skuadra si Skenderbeu.
    Se kush eshte UEFA per shqiptaret ata qe jane vertet shqiptare e kane te qarte me vendimin qe ajo dha per takimin Serbi -Shqiperi kur pamjet filmike tronditen gjithe boten dhe ajo paturpesisht denoi Shqiperine me nje racizem te pa degjuar.Vetem se kombetarja shqiptare po terhiqte me rezultate vemendjen e mbare opinionit futbollistik.
    E njejta llogjike vazhdon edhe sot.Keta raciste u therin syte te shikojne se si nje skuader shqiptare eleminon Dinamon e madhe te Zagrebit dhe hyn per here te dyte ne Europe.
    Sepse ata urrejne shqiptaret edhe ty.Pavaredisht se ti je aq i vockel ne shpirt dhe ne mendim sa te vjen gjynah.
    P.S. Qe ta kuptosh kush eshte UEFA per Shqiperine po te bej nje pyetje:Nese je ndjekes i futbollit,mund te me tregosh nese te kujtohet ndonje ndeshje ku kombetarja jone te jete favorizuar apo gjykimi te kete qene i drejte?Me thuaj vetem 1.Sa ndeshje me gjykim kunder Shqiperise do te te numeroj une nga gjyqtaret e UEFA-s?Dhe qe nuk u ka hyre gjemb ne kembe.

  5. FSHF MAFIA says:

    Bravo Fatjon Base…. respekte

  6. genti says:

    Fatjon, sa leke te ka dhene Bracja me shoke, o idiot, me gjej nje fakt nje prove, mos fole me aludime, me aludime te gjitha klubet jane te korruptuara si ai Partizani yt me 50 vite , !!

  7. Durrsi says:

    skane cfare te bejne me..vendimi i UEFA eshte i drejte dhe ky ekip dallaveraxhi do shkrihet shume shpejt..bashke me te do iki dhe Aemand baxhella

  8. gang says:

    Ekipi i skenderbodes eshte afera korruptive me e madhe qe kish krijuar ndonjehere FSHF dhe e gjitha kjo ne kurriz te futbollit te vertet =ne kurriz te skuadrave qe luajn paster=Flamurtarit …KRIM- KRIM- KRIM -DREJTESI -DREJTESI- DRETESI- NDESHKIM- NDESHKIM- NDESHKIM.

  9. The Red Lice says:

    Merrni shembull nga Skenderbeu si klub. Investoni ne futboll, ne infrastrukturen sportive, beni durim ne zhvillimin e lojtareve. Vetem ne kete menyre do arrini dhe ju rezultatet rekord qe arriti Skenderbeu. Per here te pare emri i nje skuadre shqiptare u morr seriozisht ne arenen nderkombetare. Une jetoj ketu ne Amerike dhe takoj shpesh kroate, serbe, greke dhe turq dhe te gjithe flasin me respekt per kete skuader dhe per paraqitjet e mrekullueshme ne europe. Lini menjane njehere ne jeten tuaj inatet dhe pabesite dhe shkoni protestoni para presidenteve te klubeve tuaja dhe kerkoni qe te investojne dhe te marrin shembull nga Skenderbeu. Per here te pare nje ekip shqiptar ndeshet me kampionet e Kroacise, te Zvicres dhe Serbise dhe hyn ne fushe me mentalitet fituesi dhe luan si superior.
    Por eshte e kote te flasesh me ju…me njerez qe asnjehere nuk ju ka pelqyer e bukura

  10. Ylli says:

    Se per cfare eshte i korruptuar Partizani ,vetem keta lalkat spurthjak te SkenderBETit e dine ???? Ekipi qe i moren pronat ,e zbriten me dhune ne kategorine e trete ,ekip qe ka tifoza qe protestojne kur drejtuesit bejne pazare me Lacin para FSHF .Po te njejtet tifoza bojkotojne ndeshjen e rradhes per te njejtin pazar me lacjanet..Ku kuptojne lalkat nga keto.Kane TakeTuken qe i zgjoi nga gjumi mbas 80 vjetesh dhe lalkat u kumtuan qe ka dhe futboll.Partizani eshte ekip qe merrte 18 vjecare nga rrethet dhe i mesonte Tiranen dhe Evropen ,ekip qe nuk i ka marre hakun askujt ,qe ishte universitet i futbollit ne Shqiperi ,qe ka 24 vjet qe vuan dallaveret dhe felliqesit e llumit te zgjedhur ne krye te FSHF .
    Aman o lepurusha pe debore ,qe dukeni qesharak se ka fajin Partizani por karagjozlleku juaj.
    Sa pare i dha TakeTukja Tiranes qe i fitoi 4 ndeshje ne kampionatin e 2016.Sa pare i dha Shkodres ??.Sa pare i dha Lacit ??? Sa pare i dha Currit ,Dani Alvesh qe beri 20 dite pushime te Tropikali.Po Krasniqit ???
    Eshte ndeshja e fundit ne Vlore po nuk u kujtuat.
    Si ja moret kampionatin Teutes me Enea Jorgjin qe e vuri te Tatimet ne Elbasan ,Ridvan Bode ne pune.
    Si ja moret Vlores kampionatin me skandalin e Peqinit me ate deputetin e PD.?? Sa keke ben kampionati shqiptar qe TakeTukja jep pare gjitheandej ??? Jane bastet e Take Tukes qe nxjerrin leke o lalka se ju me nje kernacke 4 veta rrini.
    Por kulmi eshte kur mbroni FSHF .Ketu duket se cfare lloj mut burrash jeni.Kur Safet Gjici ju mori me shpulla kampionatin ,SkenderBETi e quajti FSHF bande kriminale ???.Tani po e mbroni.Ptuuu legena materniteti.
    Lalka ….u futet ne histori si RIDVANBEU ,e dolet nga historia si SKENDERBET ,futbolli do ju.mbaj mend ,dallavere perjete.

    1. The Red Lice says:

      Partizani ekipi i preferuar i Byrose Politike per 45 vjet. I fitonte kampionatet me ndihmen e byrose politike. Vidhte talente nga skuadrat e rretheve. Manipulonte kampionetet si ti donte qefi. Te gjithe e mbajne mend si ju vodh kampionati Skenderbeut ne vitet 70. Sa dhe deri ndeshjen e fundit Xhambazi ishte golashenuesi me i mire i Kampionatit me 6 gola diference dhe papritur vjen urdhri nga Byroja qe ti lihen 6 gola sulmuesit te Partizanit ndeshjen e fundit. Jo vetem qe i vodhen Kampionatin Skenderbeut por aq urrejtje kishin sa dhe Xhambazin nuk e lejuan te dilte golashenuesi me i mire ate vit.
      Po ku marrrin vesh Jabanxhinte e Tepelenes ne Tirane. Kujtojne se kampionatet vetem vidhen sese ashtu jane mesuar ti marrin vete. Kur del nje skuader moderne si Skenderbeu nuk e kuptojne si fiton (ose bejne sikur nuk e kuptojne). Te armatosur me nje armate pseudo-gazetaresh i kane mbushur portalet me artikuj urrejtjeje ndaj ketij klubi. Ahh re jabanxhinj nuk ja u ka fajin Skenderbeu…kini pas 50 vite te pista ne kurriz qe ja u kane formuar mentalitetin e gabuar. Tani qe vdiq Byroja keni mbetur jetime dhe nuk dini cte beni…

  11. timo says:

    Nuk e pashë faktin, tha ai plaku, se ja kishte futur brënda.

  12. lepurushat pe debore says:

    10 vjet jane pak per lepurushat prej debore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje