Lulet shumëngjyrëshe kanë zbukuruar këtë fillim pranvere jo vetëm lulishtet, por edhe fasadat e qytetit të Fierit, në jug të vendit.
Dekorimi i pallateve ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët vlerësojnë punën e bërë nga bashkia, që falë projekteve të saj po i transformon lagjet e këtij qyteti, shkruan ata.
Bashkia e Fierit ka rikonstruktuar disa lagje, konkretisht krijimin e lulishteve pranë ambienteve të përbashkëta të banimit, dekorimin dhe rikonstruksionin e fasadave të pallateve, si dhe të rrugëve të lagjeve të qytetit.
Një investim i fundit i bashkisë janë edhe hapësirat e gjelbra dhe pamja e rehabilituar e Parkut të qytetit, i shtrirë në një sipërfaqe prej 2.5 ha, që krijojnë një pol zhvillimi dhe një kënd shlodhjeje dhe argëtimi për banorët.
Shume bkr eshte bere Fieri, por njerezit jane pa pune, dhe rrjedhimisht dhe pa te ardhura. Qeveria duhet te sjelle investime te huaja per Fierin dhe gjithe Shqiperine.
Bukur….
Fieri ishte me i bukur para vitit 90, por e shkaterruan vandalet.Iken te gjithe qytetaret e vjeter dhe tani u bejne zbukurime fshatareve qe kane zbritur ne Fier,te cilet kane lene tokat djere ne fshat qe moren me 7501 dhe rrine te papune ne qytet.
Keto bukurira behen nga njerez me deshire e vizion per punen, qe per banden e PD me ne krye banditin Salih jane fasade.