IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e PDIU, ja ç'ka bërë në zonën bregdetare të Spillesë

5 Prill 2018, 14:03Kronika TEMA

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini për “Shpërdorim detyre” pasi  ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.

 “Kryetari i bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini është kallëzuar penalisht për “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 te kodit penal.

 Nuredini me veprimet, apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.

Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë.

Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj”, thuhet në njoftimin e IKMT. (TemA)

 

 

1 komente në “IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e PDIU, ja ç’ka bërë në zonën bregdetare të Spillesë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    nje BEQIR turkocam u votua [nga njorantet] qe te ”ruante”pasurine e popullit…………..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje