Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur sot në tregun e Fushë-Krujës, ku dy familje janë përplasur fizikisht për motive pronësie.
Për pasoje mbeten të plagosur rendë me mjete të forta, leva hekuri, dy vëllezër që janë përplasur fizikisht.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, dhe janë në gjendje të rëndë.
Ndërkaq mësohet se gjatë përplasjes ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.04.2018, rreth orës 11:10, në Fushë-Krujë(tek tregu), pas një konflikti për motive pronësie me familjen e shtetasit S.S. banues në Fushë- Krujë janë dëmtuar me sende të forta(levë) shtetasit E.C. 17 vjeç dhe B.C. 25 vjeç(vëllezër), të cilët po dergohen në Spitalin e Traumës Tiranë.
Gjatë konfliktit njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (TemA)
muslims gjaxore,varu kkkkkkkkkkk………………