Erdogan kërkon ekstradimin nga Shqipëria të "gulenistit" Nevzat Ayvaci

4 Prill 2018, 18:50Kronika TEMA

Një Gjykatë turke ka lëshuar një numër kërkesash ekstradimi për 54 pjesëtarë të rrjetit të klerikut në arrati Fetullah Gylen në të gjithë botën. Kërkesat u janë dërguar 24 shteteve, mes të cilëve edhe Shqipërisë për një shtetas turk që ndodhet në vendin tonë. Sipas informacioneve në Shqipëri ndodhet një nga udhëheqësit e FETO-s, me emrin Nevzat Ayvaci.

Në kuadër të seancës kryesore gjyqësore kundër organizatës terroriste Fetullahci/struktura paralele shtetërore (FETO), Turqia ka kërkuar ekstradimin e 54 të akuzuarve për të cilët është konstatuar se janë arratisur jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca kryesore kundër FETO-s zhvillohet në Gjykatën e 4-t Penale në Ankara kurse gjykata në Ministrinë turke të Drejtësisë ka dorëzuar kërkesat për ekstradimin e 54 të arratisurve në gjithsej 24 shtete.

Liderët e FETO-s, të cilat janë të pandehurit në seancën kryesore gjyqësore, përfshirë edhe udhëheqësin e kësaj organizate Fetullah Gülen, kanë ikur nga organet e ndjekjes turke dhe është konstatuar se ata ndodhen në 24 vende të botës.

Turqia do të kërkojë ekstradimin e të arratisurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Moldavia, Nigeria, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Burkina Faso, Mozambiku, Egjipti, Turkmenistani, Kirgistani, Kazakistani, Shqipëria, Holanda, Togo, Republika e Afrika e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Përveç udhëheqësit të FETO-s Gülen, Turqia ndër të tjera nga autoritetet e SHBA-së kërkon ekstradimin e ish-kryeredaktorit të gazetës “Zaman” Ekrem Dumanli, imamin e FETO-s në gjyqësor Ahmet Cana, Sekretarin e Përgjithshëm Cevdet Turkyolu, imanin e FETO-s në akademinë e policisë dhe ushtarisë Sait Aksoy, krye koordinatorin e FETO-s jashtë shtetit Ali Ursavaş, ish-kreun e Bordit të Bankës – Asia Mustafa Talat Katircioglu dhe Seref Ali Tekalan, i cili vitin e kaluar u emërua Rektor i Universitetit të North America në Teksas.

Nga SHBA-të kërkohet ekstradimi edhe i ish-Drejtori i Përgjithshëm të ish-gazetës “Zaman” Recep Uzanlli, mjekët personal të Gülenit, Tuncay Delibasi dhe Kudret Unal si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të TUSKON Mustafa Muhammet Gunay.

Turqia nga Britania e Madhe kërkon ekstradimin e të arratisurit të FETO-s, në mesin e të cilëve është kreu i Koza-Ipek Holding, Hamdi Akin Ipek dhe ish kryetar i Bordit të Asia bank Ali Çelik.

Një nga kërkesat për ekstradim do t’i dërgohet edhe autoriteteve të Shqipërisë ku sipas informacioneve ndodhet një nga udhëheqësit e FETO-s Nevzat Ayvaci.

Nga Gjermania, Turqia kërkon ekstradimin e të arratisurve, në mesin e tyre Abdullah Aytamaz i cili konsiderohet si personi i dytë në hierarkinë e organizatës terroriste FETO.

Në mesin e kërkesave të përgatitura për ekstradim në Turqi është edhe Mustafa Ozcan, i cili njihet si imami i FETO-s për Ballkanin dhe që është vendosur në Kazakistan.

Turqia po për një total prej pesë të pandehurve kërkon ekstradimin nga disa shtete ku është vërtetuar se kanë qëndruar.

Këta janë të arratisurit e FETO-s kundër të cilëve në Ankara është ngrituar aktakuza para 15 korrik 2016 dhe tentimit të dështuar të grusht shtetit ushtarak të kryer nga anëtarët e organizatës terroriste të cilët më parë ishin infiltruar në ushtri, polici dhe institucionet e tjera turke.

Grupi, ndër të tjera, akuzohet edhe për përpjekje për të marrjes të institucioneve shtetërore, rrënimin e rendit kushtetues-ligjor në Turqi dhe të krijmin e një oligarkie autoritare.

10 komente në “Erdogan kërkon ekstradimin nga Shqipëria të “gulenistit” Nevzat Ayvaci”

  1. Vorio Epirioti says:

    Sot une jam gjylenist

    1. ''tyrk elhamdylillah'' ......... says:

      diten e Ramazonit do te behet ”dorezimi” i gylenistit Nevzat Zike Qarr Ayvaci………………allah uakbar!

  2. Tan_Tironci says:

    Fuck you Erdogan. Fuck you son of the bitch.
    Can someone, even Gylenist kill him?
    Erdogan, you are piece of shit.

    1. Al Nakba says:

      No jo no jo kshu mi djal. nuk a mire… un kam hall tjaten se Bushatin tone Gulenist se paska zane lapsi.

  3. Flm says:

    Ja te shohim c’do te beje ky palloshi yne.
    Tani do tregohet qe pervec Zahos shantazhohet edhe nga byrazeret Oto-mut.
    Qe ka per ta dorzuar do ta dorzoj, por ceshtja eshte se c’fare preteksti do te gjeje dhe sa shpejte do te reagojne mediat Gebeliste te “oborit” te Rames per te mbuluar skandalin dhe “rikuperuar” imazhin e kryeministrit.

  4. mul nokovic udb says:

    Gyleni eshte nje fanatik fetar edhe me i keq se Erdogani por ne shqiptaret ashtu si shpetuam cifutet nga kthetrat e Hitlerit ashtu duhet te mos i dorezojme ketij psikopatit turk keta njerez qe ne kete moment kerkojne ndihmen tone.

  5. undefined says:

    Nxirrini mer te gjithe perjasht me turq e grek nga ky vend mjaft se nuk na duhen keto mesjetare fetare perjashte me keto gene te poshtra anadollake me keta jevgj se nuk k hyne ne pune dreqit na qelben kete toke keta qelbesa nga Lindja e Mesme vetem siklete kemi pate prej ketyre haleve turko-greke qe na kane mbire ketu si kerpudhat pas shiut

  6. mimmo says:

    Ne qofte se Shqipnia dorezon Z.Nevzat tek Erdogan , kryen nji akt teper cnjerzor e te pabese ! ! !pershnetje! !

  7. WEB says:

    Hopaaaa ramuqe ,e kisha shkruar disa dite me pare qe dita e KIJAMETIT do binte edhe mbi koken tende, po si nuk zgjodhi ky vend gjate gjithe historise se saj nje aleat te sakte ? mister !Edush,,,,, aleati strategjik po te paraqet llogarine ,kollaj eshte ? aeroport ,xhami ,shkolla ,dollare per rrjepacuket dhe ti te mos ti japesh asgje ?keshtu nuk shkon keshtu qe o ne stamboll ,o ne bruksel zgjidh e bej sepse shumica e di qe miqesi me ate qe te mbulon dhjete here ekonomikisht ,ushtarakisht dhe me territor ,,,,,, nuk ka ,vetem ti nga facebook jot vazhdon dhe i ben tejmena miqesise me erdon ,Selam edo

  8. miri says:

    A do te strehonit te gjithe terroristet e botes ne vendin tuaj o Shqipetaret e mi.
    Lereni te shkojne ne stamboll te semuret e bosforit se nuk eshte halli yne ky.
    Gyleni eshte nje terroris i kamur me shume se cdo mafioz i botes. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje