Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin brenda këtij viti.
Në fjalën e tij në Kuvend , kryeministri Rama theksoi se “vajta në Vlorë fola para se të ndodhte ajo që ndodhi e thashë se do të hapim aeroportin e Kukësit, kazani menjëherë e pasqyroi; Edi Rama i merr kuksianët me të mirë i mbyll rrugën i hap aeroportin. Kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin dhe të dyja këto do të zgjidhen, rruga e para dhe aeroporti i dyti, brenda këtij viti”, shkruan ata.
“Dua t’i them një gjë kuksianëve, tropojanëve, hasianëve dhe gjithë shqiptarëve se kemi një kulturë politike të mishëruar tek opozita e sotme që synon ti prekë njerëzit në forma nga më të përçudnuara dhe shpesh herë Saliu i pari, por edhe të tjerë i fryjnë këtyre ndasive, jo tha ai kështu, jo tha ai ashtu, njësoj si sherret e gangove që fusin në sherr gjithë lagjen”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtë e kam të vështirë të hesht e të mos reagoj përpara budallallëkut dhe injorancës dhe kur budallallëku me injorancën bashkohen bashkë është kulmi”.
“Mbase ndonjëherë mund të them diçka më shumë seç duhet, por kurrë asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm që nga Tropoja deri në Konispol kurrë, kurrë . Faji im, po, që kur thashë atëherë alpinët nuk thashë Saliu, djali, vajza , rrahmani, që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit, por faji im se thashë alpin në mënyrë sipas meje ironike për ti rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë, ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman, drejtësinë”, tha Rama.
Por, vijoi ai, nuk dua të flas për ta sot se nuk janë këtu, por të jeni të bindur ju dhe të gjithë se shumë shpejt do të shikoni në dritën e diellit se çfarë i shtyn ata të nxisin zjarr, rrëmujë dhe kaos.
“Ta harrojnë atë që thanë se ne do të presim sa të dalë raporti, sa të hapen negociatat se për ne Shqipëria është më rëndësishme se qeveria, çfarë i shtyn? I shtyn diçka që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do ta shikojnë të gjithë shqiptarët”, përfundoi Rama. (TemA)
E dhjakso u terhoqe he! Ku iku arroganca jote?! Ti qe i merrnje vendimet pa u konsultuar me askend! Ti qe i dinje te gjitha! Ti qe talleshe me te gjithe. Dhe nuk denjoje te jepnje asnje spjegim per vendimet qe merrnje. E fute bishtin ne shale tani he! Keshtu i dashka mushka drute me sa shoh.
Shqiptaret Jane sh. te Varfer ,z.Rama! Te ardhurat e tyre nuk mund te perballojne taksa ! Mundohuni ti merrni nga ata qe kane pasuri te cilat nuk justifikohen me bizneset per te plotsuar pjesen tjeter.Ne shtete te ndryshme kjo pjese e shoqerise nuk perbuzet por perkrahet me ndihma per jetesen baze minimale.Eshte e dhimbshme qe njerzit largohen pa marre parasysh jetet e femijve me menyrat me te frikshme per te shpetuar nga kjo gjendje ekonomike e pa shprese.Se fundi treguesi i punes se cod qeverie eshte se cfare ndryshimesh positive I sjell shoqerise.
Hahaha cna dhjakse deshe dru qe te zmbrapsesh zotrote mbas 2 muajsh do harrosh ca premtove.Vetete thua te besojme?i dont thing so
Ik mor pirdhu. I paskan fryre ndasive Berisha dhe Basha?
E ke lexuar shtypin keto dite?
Gjithe ripjellja jote eshte shprehur me nita nga me te uleta per malokerine.
Te mos bejme demoatrata thote se na pengohen negociatat.
Dmth bjerini me top e vidhni sa te mundeni se sebepi i negociatave.
Po popullin e late me negociata dhe me gisht ne goje.
Nga Evropa shqiptaret po i perzene si qente ti thua negociatat.
Tallni b.then. ju, tall b.then Evropa, rrine e merni leke duje bere takime e bisedime..e keni bere kete shprehjen Negociatat shprehje universale per gjithcka..mos kete se negociatat, mos ate se negociatat.
Na e rrofshi ju me gjithe negociata. Sa ta vidhni e ta shisni te gjithe Shqiperine e shqiptaret ye hane negociatat.
Aeroporti nuk eshte investim por plan per biznes personal po me taxat e shtetit.
Kur njerezit nuk paguajne dot 5 euro per rrugen me cfare do e paguajne aeroplanin.
Ti nuk mund te falimentish Tiranen per Kukesin.
Aeroporti eshte nje Kastrat tjeter. Prape shqiptaret do e hane ne kurriz.
Si aeroporti i Vlores
100 milion euro investim turk. Po nuk doli me fitim, taxat e shqiptareve do e paguajne.
100 milion euro per nje Piste?
Pallati i Lulit kushtonte me shume, dhe 14 milione Euro mori..
Ky erdhi ne pushtet pa asnje plan zhvillimi ekonomik mbare-kombetare edhe tani do paguaj koston e perallava qe u tregon njerezeve ne FB. Nderkohe, qeni SALI duke perfituar nga varferia edhe nga mungesa e institucione do djegi edhe shkateroje per te 27 vite me rradhe, kurse kulishi i tije Nul Noka u shperndane uje te lodhureve nga varferia edhe pa-dituria me Mercedes 100000 Euro.
Edi Rama eshte burre ,sepse burri thote , me fal !
Njerez jemi te gjithe dhe bejme gabime ,por e rendesishmja eshte qe te reagojme pozitivisht !
Nuk e kisha ndermend te komentoja po me beri ky pafille me ato qe mashtron tamam si Enver Suma qe iu thoshte ” patatja eshte edhe buke edhe gjelle ” dhe ky thote edhe rrugen edhe aeroportin. Aeroportin e ke patur aty te ndertuar qe para se te fitoje zgjedhjet more vulehumbur po more vrull per aeroportin e Vlores pasi tu erresuan syte nga pazaret dhe shaje Dash Shehin.
Ik o Rame brekushja se sje per ate pune.
Karagjozlliqet dhe hajdutelliku jane pasioni jot i preferuar.