Banorët në Tiranë mbjellin 70 pemë, ja si e kanë transformuar totalisht hapësirën para pallatit

6 Prill 2018, 19:01Sociale TEMA
Banorët në Tiranë mbjellin 70 pemë, ja si e kanë

Fushata e gjelbër në kryeqytet është shtrirë në çdo hapësirë komunitare, ku bashkë me Bashkinë e Tiranës, qytetarë të ndryshëm janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e aksioneve për mbjelljen e pemëve, si një mundësi për të jetuar shëndetshëm.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në Facebook se si është transformuar një bllok pallatesh pranë ZRRP falë vullnetit të vetë banorëve të cilët me kanë mbjellë 70 pemë të reja duke krijuar një terren të këndshëm shëtitës e duke siguruar hije, ngjyra dhe cilësi.

“Kur e nisim ditën me vullnet për të punuar dhe jo llafe, nxjerrim vepra për t’u marrë shembull! Bravo z. Kujtim Mandrea i cili me dëshirën e tij dhe mbështetjen nga banorët, e shndërruan lulishten mes pallateve, në një hapësirë të gjelbër me 70 pemë”, shkruan Veliaj.

Qytetarë dhe biznese të shumta kanë zgjedhur që të bëhen pjesë e historisë duke mbjellë një pemë, si provë dashurie për qytetin ku jetojnë.

Bashkia Tiranë ka lançuar nismën “Dhuro një pemë “ duke nxitur qytetarët që të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit.

Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë apo një njeriu të dashur në jetën e tij.

2 komente në “Banorët në Tiranë mbjellin 70 pemë, ja si e kanë transformuar totalisht hapësirën para pallatit”

  1. shvejku says:

    Lajm i jashtezakonshem!
    Pas nje pritje te gjate prej 28 vjetesh qeverisje demokratike,banoret e Getos Yzberish prej 50 mije vetesh u lumturuan kur pane para 4 ditesh nje grup prej 15 vetesh punonjes te Bashkise Tirane (pa lal Erin), me 2 fidana ulliri 1 meter te gjate qe po i mbillnin prane kazaneve te plehrave dhe rruges se pa shtruar,me gropa e balte aty afer 5 metra larg tyre!
    Spektakli u filmua dhe u dha ne tv si investimi me i madh i Bashkise Tirane per banoret e Yzberishit!
    Bravo lal Eri,tani nuk kemi nevoje me se tavolinat u mbushen me ushqime,fruta,mish te pjekur ,vere etj!
    Kaq donim ne nga Bashkia!

  2. san says:

    isoj ishte njesoj eshte ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje