Për të gjithë ata që nuk e njohin, Alben Kola, është një i ri nga Kukësi, ‘truri’ dhe organizatori i protestës në Rrugën e Kombit i cili zgjoi Lulzim Bashën nga gjumi letargjik dhe i dha zemër Monika Kryemadhit.
Sot dy liderat e opozitës kanë në “dorë” kauzën e të riut kuksian!
Pse e themi këtë?
I vetëm, Albeni, ishte ai i cili kërkoi dhe mori lejen e tubimit pranë Drejtorisë së Policisë së Kukësit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës për një protestë qytetare, pa ndikime partiake.
Dhe për këtë të fundit, nuk ka dyshime as kryeministri Edi Rama. Përpos akuzave ndaj rivalëve të politikës, Rama u bind se kjo ishte një revoltë e popullit kuksian të cilit i kërkoi ndjesë disa herë për mosinformimin e sot nga Kuvendi i premtoi zgjidhje.
“Ne s’do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë për atë zonë”, tha Rama para pak minutash nga Kuvendi.
Por le të kthehemi te Albeni i cili duke përdorur thirrjet në rrjetet sociale, telefonatë pas telefonate, mesazh pas mesazhi, takim pas takimi ia doli të organizojë një protestë që gjeti të papërgatitur jo vetëm Policinë e Shtetit por edhe median e cila fillimisht nisi ta raportojë protestën e Kalimashit si një “lajm të dorës së dytë”, derisa kuksianët e përcaktuan vetë vijën editoriale duke u shndërruar edhe në shqetësimin më të madh të qeverisë edhe sot e kësaj dite.
Por deri më datë 31. 03. 2018, kur Albeni dhe kuksianët e tjerë u rebeluan e i vunë flakën vendeve ku taksoheshin automjetet, Basha dhe partnerja e tij në politikë, zonja Kryemadhi, as që e kishin në axhendën e tyre opozitare, protestën.
Bashës i ishte propozuar disa herë nga mbështetës dhe kritikë të tij në mbledhjet e PD të niste një valë protestash por ky i fundit nuk ishte fort entuziast.
E provoi më 27 janar duke organizuar një protestë të demokratëve në rrethe të cilët erdhën në Tiranë por jo gjithçka shkoi siç e kishte parashikuar.
Monika Kryemadhit, nuk i erdhi as një e treta e protestuesve që priste në Tiranë, gjë që solli edhe hatërmbetje mes tij e kryedemokratit të cilit gjithashtu nga ana tjetër nuk iu përgjigjën të vetët në kohën kur po diskutohej qendrimi i tij në PD.
Aq sa “kupa u mbush” dhe nisi të flasë edhe Berisha. Aq shumë i revoltuar e i pakënaqur ishte ish-kryeministri Berisha me të përzgjedhurin e tij, sa ia tregoi të gjitha në një kafe Agim Xhafkës.
Berisha e bëri fajtor Bashën, tha se ai duhet të ikë e të larguarit duhet të kthehen.
Kryedemokrati dhe mbështetësit e tij ishin në ditët e tyre më të këqija pas këtij qendrimi të ish-liderit por befas “feksi një dritë” dhe nga diskutimi për Bashën në krye të PD, e gjitha është kthyer në një pikëpyetje të madhe për qendrimin e Ramës në krye të qeverisë.
Albeni dhe kuksianët e tjerë të Bashkuar ia servirën në “pjatë të florinjtë” Bashës kauzën që i duhej për të marrë në dorë frenat e opozitës.
Në fakt këtu duhet t’ia njohim meritat kreut të PD. Më shumë se sa priti t’ia servirnin, Basha u ngrit me të vetët dhe ia mori me shumë zgjuarsi kuazën aktivistëve.
Lëshoi disa nga simpatizantët e tij fillimisht në Kalimash, pasditen e protestës atëhere kur gjithë policia e media u dynd drejt Kukësit, të nesërmen dërgoi gjithë PD-në në komisariatet e Kukësit e më pas, kur Albeni dhe katër miqtë e tij shkuan te Drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tij, Basha i vëmendshëm dërgoi me urgjencë grupin e tij të besuar të demokratëve duke spostuar e eklispuar tërësisht aktivistët.
Këta të fundit u detyruan të largoheshin pasi nuk identifikoheshin dot me përplasjet e dhunshme të asaj mbrëmjeje në ambientet e drejtorisë dhe as parrullat “Rama m’u ngrit”.
Motoja e tyre ishte “Arrestoni oligarkët, lironi qytetarët”.
Megjithatë Bashës e Kryemadhit nuk iu bë shumë vonë për largimin e tyre, përkundrazi ata gjetën terrenin që iu duhej për të vazhduar të vetëm deri në fund.
Kështu, nga bindja për të vazhduar betejën e tyre në komisionet parlamentare e seancat plenare, siç trumbetonin me të madhe dy liderët, brenda natës vendosën që betejën ta zhvillonin në rrugë me mosbindje civile.
Veçse Basha e Kryemadhi nuk kanë me vete aktivistët e as popullin mbarë. Albeni dhe shokët e tij sot nuk iu bindën urdhërit të Bashës për mosbindje civile.
“PD e LSI po vjedh kauzat, protestat quhen kur zgjohet shoqëria, ato duan qytetarë”, i tha sot në mesazhin e tij Albeni Bashës i cili sot për sot ka në dorë kauzën e artë të kuksianëve.
Por a do i mjaftojë kjo për të rrëzuar Ramën?
Koha do dijë ta tregojë…(Newsbomb.al)
Cfare kauze e arte mor palla? Rruget duan investim te mirembahen dhe zakonisht ata qe i perdorin duhet te paguajne. Shkoni ne cdo vend jeter te botes dhe provoni te refuzoni te paguani rruget me tolla. Jane ngritur keta kriminelet qe as nuk kane makina e nuk e perdorin rrugen dhe i vene flaken kabinave se ju kane dhene urdher kelyshet e Putinit. Kjo nuk eshte mosbindje civile se keta njerez nuk kane kurrfare lidhje me civilizimin.Kjo eshte mosbindje shpellaresh.
ku jeto ti lali, shqiptaret e paguajne ate takse tek litri naftes, sa here duhet ta paguajne sipas teje? apo sa here ti ngrihet KM meqe nuk i ngrihet popullit?
Taksa eshte per te paguar koston e rruges. I mban mend ato qindra miliona dollare te vjedhura nga Basha?Ato jane borxhe qe taksa paguesit shqiptare duhet te paguajne. Por ca nga ato taksat e naftes u desh te paguanim vilen e Bashes ne Vlore.
PYETJE: Pse i SHKARKOI Rama antaret e PS te Qarkut te Kukesit qe ngriten doren PRO nje proteste te ORGANIZUAR ME URDHER POLITIK NGA TIRANA? – Apo nuk tha keshtu. Se po ti kishte organizuar Albeni nuk do i shkarkonte apo jo?
PO, Kuksianet qe i vune flaken tollit jane Demokrat, dhe JO Lulzimi nuk eshte ne lartesine e detyres. Ama protesta eshte qartesisth antiqeveritare dhe pike, fillon me taksen e rruges e vazhdon me kuksianet qe jane larguar per shkak te mjerimit, dhe PO perfaqesojne SHUME Shqiptare te tjere qe skane GUXIMIN te bjene ate qe duhet.
ku jeto ti lali, shqiptaret e paguajne ate takse tek litri naftes, sa here duhet ta paguajne sipas teje? apo sa here ti ngrihet KM meqe nuk i ngrihet popullit??
ku jeto ti lali, shqiptaret e paguajne ate takse tek litri naftes, sa here duhet ta paguajne sipas teje? apo sa here ti ngrihet KM meqe nuk i ngrihet popullit???
Jeni ne vete o gazetare leshi di do rrezohet Rama…kur e ka votuar gjithe Shqiperia…nje proteste qe berisha e basha do e mbysnin ne gjak ndersa Rama i la te lire dhe po diskuton zgjidhjen me te mire…kaq…Rama nuk eshte vrases e kriminel si Berisha as hajdut e as antishqiptar se berisha e basha dhe nuk ka asnje grime ku te jete oerfshire ne korrupsion apo vrasjw e vjedhje si berusha e basha dhe as ja shitur e dhene territite shwiotste tek greket se berisha e basha si guxoni dhe thoni do rrezohet Rama nga nje proteste per tarifa rruge…ju o heni injorante o luani lojen e qenit sali berisha.
Zgjidhja me e mire per zgjidhjen e ceshtjes se rruges Durres-Kukes eshte hapja e dosjes penale per fillimin dhe mbarimin e kesaj rruge ne menyrewn me kriminale te mundeshme!
Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet te dalin para gjyqit per shperdorimin kolosal te parave te popullit dhge si perfundim te denohen dyke iu sekuestruar te gjitha pasurite e tyre dhe me ato te ndreqet rruga,bile edshe te mbulohet taksa e saj duke iu vene qytetareve nje shifewr simbolike prej jo me shume se 1 euro!
Populli shqiptasr e ka paguar vate rruge me 1.3 miliard euro,ndersa tani duhet ta paguajne vetem ata qe e vodhen kete rruge!
Po bej nje pyetje zotit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj:
-Kam degjuar si thashetheme se bulevardi i ri tek stacioni i trenit ka kushtuar 29 milion euro!
A eshte e vertete kjo shifer marramendase?
Kete mund ta vertetoje KLSH dhe kerkesa per interpelance me kryebashkiakun Veliaj ne Kuvend sa me pare,meqenese Keshilli Bashkiak nuk di ku ka koken e ku ka kembet!
shkrim euforik.protesta,ne nje shoqeri civile qe presupozohet nga njerez te qyteteruar,”nga njerez te arte”,kur behet pa leje,me dhune,me akte vandalizmi eshte e paligjshme dhe per kete mbahet pergjegjesi.flas npergjegjesi nga personat e implikuar ne keto akte,por edhe organizatoret.ceshtja shtrohet ,ti nuk ke pula dhe ia ben sh…..ti nuk ke makine dhe proteston ben akte dhune dhe shkaterrime per nje gje qe nuk e perdor,pra nuk paguan.shkove se u pagove(ne tirane ,kur fliste ky,doli se kish njerez te paguar),apo per solidaritet?dakord po ne dhune pse perfundove?une pashe qe nje nga organizatoret ne kalimash ishte asgani haklaj.ai nxiste,bente shenja ,por nuk u kap.a mbajti njeri pergjegjesi nga organizatoret?jo,sepse qendronin prapa dhe nuk u filmuan.une degjova thirrje antikombetare.u kerkue llogari pse u bene? thoni qe ky qeleshja(e them per shaka,jo per ofeze) eshte djale i mire,aktivist i ndershem,dhe nuk e ve ne dyshim,por,nuk e kam degjuar qe si iniciator,si organizator, te kerkoje fale per ate situate qe i shkau nga dora,qe u be ,po them pa dashje pre e intriges politike te rrufaneve te pd qe jane mesuar te hedhin gurin dhe fshehin doren.per rrjedhoje ka pergjegjesi te pakten morale perpara atyre qe e mbeshteten nje kauzete drejte dhe iu pergjigjen,pavarsisht se shkanene faj per arsye qe i dine ata dhe qe sot jane nen masa te dhena nga nje trupe gjukuese.te pakten tu kerkoje falje policeve qe u demtuan ,apo dashkeqyteareve te tij.atehere une do te bindem qe eshte djale i mire.por…po te nisem nga fakti qe e ka degjuar disa here ne fax tv ,me ato qe thoshte nuk e meriton kete mbrojtje nga ky artikull.une njoh kuksiane,kane qene njerez per te cilet ruaj respekt dhe besoj se edhe ky djalosh do te reflektoje ne misionin qe ka marre persiper,te perfaqsoje kuksianet me dinjitet ne shoqerine civile.
Cmimi i vene per kete rruge per mendimin tim eshte absurd. Ketu ne Usa kaloj uren 5 dite ne jave nga Philadelphia ne Njuxhersi dhe paguaj vetem $3 ne kthim pra vetem nje here dhe paga e rroges eshte 70.000 $. po ne Kukes sa eshte paga dhe pagesa 2 here. Kurse ngritja ne proteste e Lulit,Mones,Saliut i merrni dhe i varni tek kalimi se jane hajdutet e rruges.
Si ja paska servirur Albeni protesten Bashes?
Ja serviri Ramuti me pislleqet qe ben.
Sipas jush qeveria ti bjeri me top vjedhjes dhe populli te paguaje meqe Luli mund te hyje ne proteste.
Cjane keta njerez prostituta keshtu?
Ta leme Ramutin te vjedhi se mos na ngrihet Basha..
Jeni ne rregull ju ? Plera o plera..robt ku ti keni
eshte prone mor shkerdhata gazetare dhe protestuse me gjithe organizatore qe u del kontrolli nga dora.Ata duheshin vrare qe kur vune varrene dhe zjarrin prones.Pse nuk ngrihen keto hale protestuesish te denojne Bashen per vjedhje.Moniken dhe Ilir mutin ,Salen pergrabitje dhe vrasje si edhe per Edin per mos veprim .
Shqiptaret vazhdojne plaken me hallet e politikes.
Atyre u lumte qe kane nje tufe me budallenj nen kontroll.
Bota Gjermania Usa,kur duan te flasin budallenjte se skane cfare te thone ikin ne Mars,mua nuk me ha palla se ca behet ne bote,une dua cfare behet ne Albanistan,kush i vjedh leket,ku shkojne,pse nuk del kontrata on line si neper bote mqns flasin per boten ca qorra….sa km eshte,sa ka kushtuar,sa do te mirembahet,sa do investoje ai privati qe merr rrugen publike sa do paguhet nga njerezit……pra per ca komentuesa qorra qe flasin per boten kho eshte bota!!!
Shqiperia duhet te paguante asistence 250€ ne muaj per familje po nuk flitet,pse.?sepse leket kane ik ne LALEZ PRALAMENT Chec Up makina luksoze,fatekeqesia eshte qe shqiptaret eshte nje popull IDIOT mbushur me katunare ne cdo cep dhe on line neper webe qe nuk shohin shpine e tyre qe skane buke po i qajne hallin se u prish qetesia politiqeneve hajduteve vrasesve jezuiteve.