Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cilësoi të patolerueshme sjelljen e një pakice deputetësh në raport me komunitetin e LGBTI.
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga shoqëria civile, Hysi tha se ligjvënësit nuk patën turp kur u ulën përkrah kriminelëve në Parlament, ndërsa stepen kur flitet për LGBT se kanë frikë se humbasin elektoratin.
“Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të koprruptuar.
Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë.
Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e kësaj çështje.
Sa herë që ka çështje që lidhen me këtë komunitet ka një hezitim, ka frikë, kanë frikë mos humbasin mbështetësit e tyre në zonat elektorale, disa nuk kanë informacionin e duhur.
Unë i kuptoj por nuk i mirëkuptoj.
Në këtë kuadër mendojmë se pavarësisht se janë pakica në krahasim me shumicën e deputetëve në Kuved, Kuvendi i Shqipërisë ka shumë për të bërë.
Shumica e kolegëve tanë nga mazhoramnca dhe opozita kanë një qasje tjetër për të drejtat e njeriut dhe parandalimin e diskriminimit”, tha Hysi.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Lu kujtoi rastin kur tre vjet më parë ai doli në terren bashkë me policinë, për të mbrojtur personat LGBTI që po parakalonin me biçikleta, nga goditja e disa njerëzve me vezë.
Ambasadori amerikan përmendi me emra dhe lavdëroi disa funksionarë publikë që u dolën në krah LGBTI-ve.
Më pas Lu nuk la pa përmendur me shqetësim edhe emrat e disa politikanëve, që i kanë sulmuar kohët e fundit personat LGBTI.
“Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin.
Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”, tha ai.(TemA)
Gjuha kundra LGBT nga opozita ka qene nje akt i mirekoordinuar per te bere Shqiperine te duket si nje vend qe nuk e meriton hapjen e negociatave per anetaresim me BE. Opozita kerkon me cdo kush, ca nga kuksianet, ca nga LGBT, qe te demtoje imazhin e vendit perpara opinionit nga BE. Nese kjo opozite do kthehej ne pozite, papritmas do degjonim gjera shume te kendshme prej tyre rreth LGBT-se, sepse interesi do ishte te merrnin levdata nga BE dhe jo te sabotonin qeverine Rama. Opozita perbehet nga nje tufe hipokritesh elektoral qe uzurpojne dhe sulmojne kauza te ndryshme socioekonomike per qellime pushteti.