Ekstradohet nga SHBA pas 21 vitesh, ishte dënuar për vrasje në '97-n

6 Prill 2018, 10:44Kronika TEMA

Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997.

Ai u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

Presoni i ekstraduar është Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.(TemA)

4 komente në “Ekstradohet nga SHBA pas 21 vitesh, ishte dënuar për vrasje në ’97-n”

  1. santa quaranta says:

    Bo bo!!! Ta nisesh nga fillimi nashti!!! Te ishe ne Albania do ta kishe te kryer denimin dhe mund te ishe bere ndonje figure politike a ekonomike sepse ke goxha background, ndaj me shume se 2 personave….trafikim armesh……etj etj Good luck!!

  2. toni says:

    Pse nuk kerkohet ekstradimi edhe i vrasesve te tjere?Ne Kanada jetojne Protoduaret te denuar me burgim te perjeteshem e me 25 vjet per vrasjen e 4 policeve e te nje 16 vjecari.Edhe qeveria kanadeze e di kete ,por njeri nga vrasesit po studion per tu bere edhe jurist.Kerkoini e te vuajne denimin si kriminele vrases qe jane.

  3. Johani says:

    Po shaqa shaq kur do kapet! Dhe ti tregoi botes pse e torturoi Remzi Hixhen,pse e vrau dhe kush e urdheroi dhe ne fund ti tregoi familjes se ku i la eshtrat e tij,e pastai shqiptaret do e kuptojne se sa shqiptar u vrane e u zhduken ne kete forme vetem e vetem per ta ruajtur pushtetin sali berisha e lul basha me fazlliqin e moniken.

  4. tonia says:

    I nderuar moderator!Nuk e kuptoj perse nuk e botoni komentin tim ne lidhje me kete njoftim.Une bej te ditur se te tille kriminele,bile edhe me te rrezikshem,sic jane Musa e Shkelqim Protoduari( se kane vrare 4 police e nje te ri 16 vjecar me granate hedhese ne vitin 1979 ) jane denuar me vendim te formes se prere me burgim te perjeteshem dhe me 25 vjet heqje lirije dhe jetojne te lire ne Kanada.Pas indiferences se shtetit kanadez qendron ose neglizhenca e organeve te ngarkuara me ligje per te ndjekur ceshtje te tilla,ose korrupsioni ne qarqet me te larta te shtetit shqiptar qe mund te arrije deri ne Gjykaten Kushtetuese .Kriminaliteti dhe krimi nuk luftohen vetem me deklarata,por me veprime konkrete.Ata qe e kane per detyre duhet te veprojne,nese duan te kene kredibilitet per ato qe thone ne lidhje me luften kunder kriminalitetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje