Kina thotë se do të luftojë me çdo kusht kundër masave që SHBA po merr ndaj saj në kuadër të së ashtuquajturës luftë tregtare.
Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, në përgjigje të kërkesës së presidentit Trump për të shtuar tarifën e mallrave të importuara nga Kina.
“Për tregtinë me Amerikën, Kina ka një qëndrim shumë të qartë.
Ne nuk duam luftë tregtare, por nuk kemi frikë nëse ajo nis”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë.(TemA TV)