Nis Vettingu: 3 milionë euro për “pastrimin” e Policisë

6 Prill 2018, 20:19Kronika TEMA

Vettingu në polici ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimet brenda afatit 30-ditor.

“Pastrimi” i radhëve të policisë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro.

Në formularët që do të plotësojnë policët duhet të deklarojnë nëse njihen me ndonjë “nofkë ”.

Ata duhet t’u përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike, apo nëse kanë varësi nga alkooli dhe lojërat e fatit.

Efektivët duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime, apo komunikime elektronike me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose kanë shkëmbyer para, dhurata dhe favore me këta të fundit.

Të njëjtës pyetje duhet t’i përgjigjen edhe për anëtarët e familjes së tyre.

Në ligj parashikohet përjashtimi nga radhët e policisë në rast të mosplotësimit me vërtetësi të formularëve të vetëdeklarimit, raporton TCH.

Deklarata e pasurisë, ajo e kontrollit të figurës dhe e vetëvlerësimit profesional janë 3 formularët që duhet të plotësohen elektronikisht nga punonjësit e policisë.

Ligji i bazuar në modelin e vettingut në drejtësi, që ka nisur të aplikohet, synon të largojë nga radhët e uniformave blu, efektivët e inkriminuar, korruptuar, apo ata të paaftë.

2 komente në “Nis Vettingu: 3 milionë euro për “pastrimin” e Policisë”

  1. raul says:

    Po polici i kufirit ne portin e Durrësit qe ka ndërtuar nje kështjellë 5 kateshe para pallatit tone 50cm larg dhe ka zëne diellin përjetë per 5 kate te pallatit a do ta kaloje vetingun. Me siguri po se ka dhe X5 dhe benz me rroge polici me 2 makina dhe kështjellë 5 kat, dhe nje hyrje ne pallat,,

  2. salkari says:

    Ligj leshi!! I kerkon policit qe ka 4 femije dhe mezi ngop barkun me buke qe te deklaroje pasurine dhe te ardhurat qe nga dita qe ka filluar pune, muaj per muaj dhe per vete nuk dine se ku i kane llogarite bankare dhe jo me sa euro kane ne to. Imagjino se ku do te gjenden borderote e 1992 per shembull…. Perseri do te shpetojne “peshqit e medhenj” qe do blejne komisioneret qe ne perberje te tyre kane pedagoge te universitetit dhe avokate e punonjes te drejtesise (te gjithe etalon i korrupsionit pasiv) dhe do ta hane ca te tjere tek gradat e uleta qe mbase, por edhe jo, i kane vene ca para duke zhvatur shoferet e furgonave….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje