Gjykata liron ish-gruan e Mirit të Xhikes, një ditë pas arrestimit

6 Prill 2018, 16:55Kronika TEMA

Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes është lënë e lirë nga Gjykata e Tiranës.

Ajo u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi është dënuar për trafik droge në shtetin Italian.

Gjyqtari Arben Micko ka vendosur që ndaj 43-vjeçares të caktohet masa e sigurisë detyrim paraqitje, gjatë shqyrtimit të cështjes për ekstradimin e saj.

Këtë masë sigurie ka kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës.

Burime nga Prokuroria sqaruan për Report TV, se ndaj Manjola Priftit është kërkuar masa “detyrim” paraqitje për faktin se nuk përbën rrezikshmëri për tu larguar apo shmangur procesit gjyqësor.

Autoritetet gjyqësore italiane, e kanë dënuar Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Sipas drejtësisë italiane, fitimet e nxjerra nga aktiviteti kriminal, Manjola Prifti i ka investuar duke ligjëruar ato në biznese të ndryshme.

Manjola Prifti është një personazh jo pak i njohur, pasi ka qenë bashkëshortja e Mirit të Xhikës (Fatmir Rama) i vrarë në Tiranë nga një atentat 15 vjet më parë në ambientet e “Kartodromit”, biznesit në pronësi të tij në Lundër.

1 komente në “Gjykata liron ish-gruan e Mirit të Xhikes, një ditë pas arrestimit”

  1. Mul Noka dhe Paloka says:

    Ketu mos u kruani te komentoni se Miri i Xhikes i ka lane dy shoke mbrapa. Shkruani po ja u mbajti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje