Conor McGregor është kthyer në një nga persoanzhet më të njohur në botë vitet e fundit, sidomos pas ndeshjes së “shekullit” me kampion absolut Floyd Mayëeather.
Por McGregor është një personazh problematik.
Këtë gjë, kampioni i arteve marciale mikse e ka treguar mbrëmjen e djeshme.
Ai ka sulmuar autobusin e rivalëve të tij, duke iu thyer xhamin.
Nga përleshja që pasoi pas këtij veprimi, një persona mbeti i plagosur.
McGregor më pas u vetëdorëzua në polici dhe tashmë ndaj tij pritet të ngrihen akuza dhe mund të dënohet edhe me burg.(TemA)