Ju kam rixha, mos ja besoni studentët Agron Tufës!

7 Prill 2018, 16:50Politika TEMA

Nga Pëllumb Xhufi

Këto ditë ka shpërthyer një debat i ashpër në shtyp mbi ish-kampin e internimit në Tepelenë.

Jam përfshirë edhe unë në atë debat, madje në një farë kuptimi u bëra shkas për ndezjen e tij.

E di që kjo përplasja ime me një numër individësh, që beftën nga të katër anët pas një vlerësimi timin “ekstravagant” për kampin në fjalë, i ka bezdisur njerëzit, që përballen me probleme të tjera jetike.

Por, gjykoj se debati ka dobi dhe interes publik, ndaj lutem të bëjnë pak durim e le ta kapërdijnë edhe këtë shkrim timin, që është i fundit lidhur me këtë çështje.

Prej disa muajsh, me nismë të Kryetares së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, zonjës Genta Sula, është lancuar e promovuar një projekt për rehabilitimin e ish-kapit të internimit të Tepelenës dhe kthimin e tij në një vend të memories, të ballafaqimit të vizituesit me një nga faqet më të errëta e të dhimbshme të periudhës së diktaturës.

Deri këtu, asgjë e keqe, megjithëse për një qëllim të tillë do duheshin parë me precedencë absolute kryesimbolet e represionit komunist, burgjet e tmerrshme të Burrelit e të Spaçit.

Për kthimin e tyre në muzeu të terrorit, është folur shumë në fillim të viteve ’90, por s’po flitet fare tani, në fillim të shek. XXI.

Gjithsesi, nuk dallova ndonjë “qëllim të fshehtë” dhe m’u duk relativisht korrekte edhe mbështetja që i bënë projektit Bashkia e Tepelenës, Ministria e Kulturës, sigurisht edhe ndonjë OJQ, institutet dhe shoqatat e të përndjekurve politikë. Por, me kohë fillova të shoh ndryshimin e gjuhës së ideatorëve, të cilët, në deklarata publike të lëshuara nga Tirana, Berlini e Washingtoni, nisën ta njësojnë, gjithnjë e më shpesh kampin e Tepelenës, si një “kamp të shfarosjes në masë”, si “Aushvicin shqiptar”.

Dalja në skenë e z. Agron Tufa, Drejtor i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, apo e zonjës Jonila Godole, shefe e një OJQ-je të përfshirë në projekt, persona, për integritetin moral e intelektual të të cilëve kam pasur rezerva të hershme, më bëri të qartë, se pas projektit të Tepelenës fshihej edhe një qëllim ende i pashpallur: ai i demonizimit të qëndresës antifashiste, i rehabilitimit të kolaboracionizmit e fashizmit, i barazimit të regjimit të Hoxhës me atë të Hitlerit, edhe pse në vitet 1949-1953 ai regjim ende nuk i kishte nxjerrë plotësisht kthetrat.

Por mbi të gjitha më revoltuan insinuatat tinëzare që ushqenin demonin antishqiptar të ndarjeve Veri-Jug, të ringjallur në vitin e mbrapshtë 1997 nga individë me identitet ende të pasqaruar. Kështu, si pa dashje, shtypi filloi të mbushej me detaje të helmatisura, që kishin të bënin “mbi prejardhjen veriore” të të internuarve në kampin e Tepelenës dhe “mu mbi këtë arsye” filluan të ngriheshin rrëfimet mbi burrat e gratë e masakruar nga puna e rëndë dhe nga torturat, mbi fëmijët, ende njomishte, që shfrytëzoheshin barbarisht, njëlloj si të rriturit e që liheshin qëllimisht të vdisnin, pa bukë e pa ilaçe; rrëfimet mbi pirgjet e të vdekurve, të cilët i shtynin me buldozer në varret masive.

Nuk mungoi edhe një dalje jo elegante e Prof. Sami Repishtit, i cili botoi një letër të tij të hershme të vitit 1968, drejtuar shkrimtarit e intelektualit të shquar, atë kohë ministër, André Malraux, ku rrekej ta bindte majtistin francez për tmerret e komunizmit, duke treguar sesi në Shqipëri “kishte parë me sytë e vet komunistët të piqnin në prush fshatarët dhe të kryqëzonin me gozhdë, si Krishtin, gratë”.

Atëherë kuptova se projekti i kampit të Tepelenës po degradonte në një projekt antihistorik e mbi të gjitha, antikombëtar. M’u kujtua se në vitin 1913, një serb, Vladan Gjeorgjeviç, shkroi librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, ku i paraqet shqiptarët si qenie inferiore, popull i egër e i paaftë të bëjë shtet, madje edhe si njerëz me bisht. Serbi Gjeorgjeviç jo rastësisht e botonte librin në vitin 1913, kur në Londër Fuqitë e Mëdha vendosnin fatin e Shqipërisë: iu thoshte atyre se këta “nën-njerëz”, pra shqiptarët, nuk e meritonin vëmendjen e tyre, nuk e meritonin shtetin e tyre.

Tani unë pyes, sot pas 100 vjetësh historie të shtetit shqiptar, çfarë duan Tufa me tufë t’i tregojnë botës mbarë? Që shqiptarët s’mund të bëhen bashkë; se shqiptarët vazhdojnë të jetojnë në epokën e barbarisë dhe se, përveç atyre, “antikomunistëve qëndrestarë”, gjithë të tjerët (sidomos “jugorët”) janë kafshë me fytyrë njeriu? Këta manipulatorë injorantë, të cilët gdhihen e flenë duke rrëfyer bëmat e tyre kundër komunizmit, duhet ta dinë se çdo episod i historisë shqiptare, veçse përgënjeshtron idetë e tyre të mbrapshta. Këtë bën edhe historia e kampit të internimit të Tepelenës. Ishte padyshim një kamp i vuajtjes, i izolimit dhe i internimit për familje të tëra shqiptare.

Por, jo një kamp i shfarosjes në masë, jo Aushvic. Raportet e komandës së kampit, të Ministrisë së Shëndetësisë, të Ministrisë së Arsimit e të vetë CIA-s amerikane, e mbi të gjitha tregime të personave që kanë vuajtur në atë kamp e të banorëve të Tepelenës, konkordojnë kur thonë se në atë kamp nuk është varur, nuk është pushkatuar e nuk është dhunuar fizikisht as burrë, as grua dhe sidomos, fëmijë.

Kushtet ishin pa dyshim të rënda, sidomos për fëmijët, por gjithsesi më të mira se në kampet e tjera. Nuk ishte një kamp shfarosjeje, por nuk ishte as edhe një kamp pune: ata pak burra në moshë (dok. i CIA-s thotë 20-120 vetë) çoheshin të punonin në shpatet afër kampit, kryesisht për të prerë dru, që përdoreshin për kuzhinën e nevojat e tjera të kampit. Fëmijët nuk dërgoheshin me të rriturit “për të bërë punë masakruese”, por siç e tregojnë dëshmitë e banorëve të vjetër të Tepelenës dhe vetë urdhri i ministrit të Arsimit, Shemsi Totozani, i 16 tetorit 1950, u çuan në shkollat e Tepelenës, ku mësonin bashkë me fëmijët e atij qyteti.

Madje, edhe të rriturit, që kishin mundësinë, u lejohej të shkonin në qytet për të blerë ndonjë ushqim. Të sëmurët nuk shkonin në punë, kur ishin rëndë shtroheshin në spitalin e qytetit dhe kur bëhej fjalë sidomos për fëmijë, mbaheshin në kujdes të veçantë në spitalin e Gjirokastrës. Dokumenti i CIA-s, i konfirmuar edhe nga tregimet e dëshmitarëve, thotë gjithashtu, se në nëntor të vitit 1950, me rastin e ditës së Çlirimit, u liruan 150 familje si dhe të gjithë fëmijët e kampit, të cilët u shpërndanë te të afërmit e tyre.

Sigurisht, mbi të liruarit rrinte pezull paralajmërimi se “në rast se nuk silleshin mirë, do t’i kthenin përsëri në kamp!”. Tani, jam unë më i pari që nuk i marr si të vërteta apo plotësisht të vërteta gjithë sa rreshtova më sipër. Jam i bindur se kushtet higjienike e sanitare ishin për faqe të zezë, se ushqimi ishte i keq dhe buka e pamjaftueshme, se mortaliteti, sidomos mbi fëmijët, ishte i lartë, se mbi të internuarit është ushtruar edhe dhunë…

Po nga kjo, të bësh kërcim pindarik e të thuash se kushtet në kampin e Tepelenës ishin ku e ku më të këqija edhe se në Aushvicin nazist, se në Tepelenë zbatohej shfarosja e programuar e të internuarve, duke nënvizuar dhelpërisht origjinën veriore të tyre, është të thuash një të pavërtetë e të fyesh kujtimin e miliona hebrenjve dhe antifashistëve, që Hitleri donte t’i shuante vërtet si “racë” në kampet e tij famëkeqe të Aushvicit, Mathausenit, Treblinkës, Dachaut, Birkenaut etj.

Kam pasur rastin që të vizitoj kampet naziste në Aushvic e BergenBelsen si dhe Muzeun e Holokaustit në Uashington. Më besoni, e di mjaft mirë ç’është “shfarosja në masë”. Jo aq mirë, por gjithsesi fare i painformuar nuk jam edhe për vendet e vuajtjes së dënimit gjatë regjimit komunist në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Veç të tjerash, kam pasur e kam miq, shokë e të njohur, që kanë vuajtur në burgjet e kampet e internimit, nga shumë qytete e krahina të Shqipërisë, përfshirë edhe Peshkopinë, nga ku e ka origjinën antagonisti im kryesor në këtë diatribë, Agron Tufa.

Kur kam folur për ide ekstremiste, përçarëse e pra, antikombëtare e fashiste, që kanë depërtuar në projektin e kampit të Tepelenës, kam pasur parasysh këtë njeri. Kam pasur arsye. Në këto 3-4 ditët e fundit, ai nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka shpalosur ide të tilla, deri sa në datën 3 prill, në auditorin e Universitetit Europian të Tiranës, (ku veç personaliteteve të nderuara të kulturës e shkencës, qëllon të ftohet edhe ndonjë i padenjë), Agron Tufa u përsëriti studentëve refrenin e “Aushvicit shqiptar”.

Kësaj here nuk u përmbajt, por e shpalosi hapur credo-n, që qëndron në themel të botëkuptimit të tij. “Ajo që ndan Aushvicin nga Tepelena”, deklaroi Tufa, “është fakti se nazistët vërtet i çonin hebrenjtë në krematoriume, në gas, por duke bërë kështu, ua shkurtonin vuajtjet”. Në këtë pikë, mua më zë neveria. Dhe për të ndërruar bisedë e bashkëbisedues, dua t’u drejtohem të gjithë ish-të përndjekurve politikë, përfshirë edhe ata që kanë vuajtur në kampin e Tepelenës.

Edhe ata që këto ditë më kanë leqendisur. Jam i bindur se shumica dërrmuese e tyre e dinë fort mirë se Europa e sotme ngrihet mbi parimet e larta të antifashizmit, të lirisë e të refuzimit të çdo forme diktature. Ju e dini fort mirë se Franca dhe Europa moderne i detyrohen shumë Revolucionit Francez, pavarësisht se një ish-pjesëmarrës në të, Napoleon Bonaparti, restauroi sistemin e absolutizmit. Nuk hedhin poshtë Revolucionin për shkak të Napoleonit. Citova pak më sipër prof. Repishtin.

Nuk më pëlqyen deklaratat e tij për rastin e kampit të Tepelenës, sepse më shumë se komunizmin, dëmtojnë imazhin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Por, unë prof. Repishtin e vlerësoj shumë sepse asnjëherë nuk ka fshehur historinë e vet, që është edhe historia e një antifashisti të vendosur. Unë mendoj se individë si Agron Tufa e komprometojnë rëndë historinë dhe statusin e të përndjekurve politikë. Dhe jo vetëm të tyren. Deklaratat e tij të çartura komprometojnë rëndë edhe shtetin e shoqërinë tonë.

Duke abuzuar me statusin e të përndjekurit politik, ky njeri po hedh në erë një nga veprat më fisnike e më të vlerësuara botërisht të shqiptarëve, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së II Botërore. Me statusin e tij të profesorit, nëpërmjet ideve të tij të pakontrolluara, ky njeri po deformon e helmon mendjet e studentëve. Le t’i ushtrojë diku gjetkë, makar edhe në Institutin e Historisë, talentet e tij të shumta.

Jeta prej murgu e një instituti shkencor, do ta ndihmonte, ndoshta, edhe për t’u çliruar nga vreri që ushqen ndaj të tjerëve. Këtë vrer, A. Tufa e derdhi me bollëk edhe kundër meje, siç ka bërë me shumë të tjerë, në shkrimin e tij të datës 4 prill, botuar në gazetën “Panorama”. Ashtu si qelbësi i njohur i Arkivave të Ministrisë së Brendshme, ka rrëmuar nëpër letra për të gjetur ndonjë gjë komprometuese për mua.

Më në fund, paska gjetur një shkresë të administratës së Akademisë së Shkencave të vitit 1981, ku flitet për një specializim jashtë shtetit, bashkë me një kolegun tim. Kaq mjafton që Tufa të shpërthejë e të më quajë “të privilegjuar” e “të superprivilegjuar”, madje edhe “patriot të shtirur” që paskam shkuar në “Greqinë armike” me bursë të shtetit shqiptar! Le ta marrë me mënd lexuesi i nderuar, se me ç’fjalë, nga ato që s’thuhen, i kam pritur unë këto pohime e gënjeshtra meskine.

Kam studiuar, jam doktoruar e jam specializuar në shumë vende, para dhe pas vendosjes së demokracisë. Gjithnjë me bursa të huaja dhe asnjëherë me paratë e shtetit. Madje edhe sot, punën e shtetit e bëj shpeshherë me të ardhurat e mia, që me siguri janë shumë më të ulëta se ato të polivalentit Tufa. I privilegjuar se kam studiuar jashtë shtetit? Kam punuar fort, or Tufë, dhe bashkë me mua kanë studiuar atë kohë edhe shumë të tjerë, në Francë, Itali, Rumani, Kinë, Egjipt etj. Të gjithë bijë familjesh të ndershme e të thjeshta me prindër nëpunës, kooperativistë, punëtorë, ekskavatoristë, mësues, bukëpjekës…

Asnjë “këlysh blloku”, siç ke qejf të shprehesh ti. Me ne ishte edhe shoku im, A. R., nga Peshkopia, që përfundoi nëpër burgje e kampe internimi. Ti thua se ke qenë i persekutuar, se nuk të ka dalë e drejta për studimet universitare. Por, as motrës sime nuk i doli e drejta për universitet. Ishte rregull: jo më shumë se dy veta me universitet për familje. Dhe për komunistë të llojit siç ishin prindërit e mi, rregulli zbatohej!

Por përtej qenies sime prej “të privilegjuari”, në shkresën rutinë të Akademisë, Tufa ka zbuluar një mister, që sipas tij, hap skenarë të tjerë shumë seriozë për personin tim. Çfarë, do thoni ju? Pas studimeve të imta prej eksperti, ka konstatuar se aty mbiemri im është shkruar “Xhuvi” në vend të “Xhufi”.

Gabim i kuptueshëm, do reagonit ju, aq më shumë që ajo shkresë ka edhe plot gabime të tjera. Mirëpo, “djalli fshihet në detaje” thotë Tufa.

Dhe si djalë i thellë që është, del në përfundimin alarmues se unë qenkam njeri me dy identitete dhe se me identitetin e dytë, atë të agjentit të shërbimeve sekrete (!), kam kaluar në atë vit 1981 kufirin shqiptaro-grek!

Po i përmbaj edhe njëherë brenda vetes fjalët e rënda që më vijnë vetvetiu në raste të tilla.

Me shpirt në dhëmbë po i jap një përgjigje të kulturuar, duke botuar faksimilet e pasaportës së vitit 1981 dhe të një vërtetimi të Universitetit të Athinës, që vërtetojnë se në Greqi kam hyrë e kam dalë me mbiemrin tim, Xhufi.

Gjithsesi, përtej humorit tim të sforcuar, ky rast i fundit tregon se Tufa me shokë po i shoshitin mirë dosjet e mija. S’më mbetet, veç t’i them: “Rrëmo, or Tuf, tufa me miza do gjesh”!

E megjithatë, një pyetje më bëhet ta bëj. Agron Tufën e kanë emëruar Drejtor të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit për të mbledhur fakte mbi viktimat e persekutimit apo për të zhbiriluar në jetët e atyre që nuk honepsen nga ai dhe nga punëdhënësit e tij.

Punëdhënësit e tij? Kush janë punëdhënësit e tij? Kjo është një tjetër pyetje që ma prish gjumin.

52 komente në “Ju kam rixha, mos ja besoni studentët Agron Tufës!”

  1. Devolliu says:

    Kusht i nevojshem i dhe i mjaftueshem per te qene i ditur eshte te jesh i shkolluar ne kushte normale.
    Tufa nuk eshte i shkolluar, por nje i diplomuar ne Rusi ose thene ndryshe : kastravec i rrit ne sera me avull.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Si drita e diellit, një gjë është e sigurt:
      Kur muti shpërthen ngado me stërkala
      synohet përçarja Veriu me Jug
      Të gjitha gjurmët të çojnë te Sala!

      1. Kampi says:

        Shkrim personal nga ky autor per muzhike te tjere. Pensioniste dhe ish-pioniee te xhaxhit E.
        Ky autor shkrimi gabimin e ka se duhej te krahasonte kampet GULAG te BRSS me ate te tillin e Tepelenes.
        Dhe nuk e sqaron shqetesimin e tij ishte apo nuk ishte kampi i Tepelenes ai qe ishte.

    2. Turi says:

      Tufa eshte nje maskara z. Xhufi, ka mundesi nje esadist si shume te tjere ne kete vend. Eshte nje person i pacipe qe derdh vrer kunder njerezve ne menyre te paturpshme pa pike etike profesionale. Na krijon pershtypjen qe regjimi komunist ka pase te drejte qe kete rrace te ndyre esadiste ti burgoste dhe madje do kish bere mire ti shuarnye me mire se i la gjalle per te shkaterruar Shqiperine dhe imazhin e saj. Keta historikisht kane bashkepunuar me forcat sllavo-greke kunder Shqiperise dhe sigurisht qe financohen nga keto forca. Ti je me te drejten e zotit dhe me patriotizmin tend shqiptaro-jugor. Je nje lab i zgjuar dhe patriot qe te duam te gjithe. Por mbi te gjitha je nje shqiptar qe te dhemb vendi i jot. Ne te respektojme per punen qe ke bere dhe po ben per historine e Shqiperise. Tufat e ujqerve vijne dhe shkojne si flluskat e sapunit por njerezit e mencur si puna e jote dhe qe kontribuojne per kombin jetojne ne histori. Ti ja ke siguruar vetes nderin e kombit me punen fisnike qe ke bere per te na treguar historine tone te vertete edhe kur esadistet (berishistet) nuk te jepnin as para se mos na gjeje historine tone te vertete. Sigurisht qe historite e verteta qe ti tregon ju vrasin syte greko-sllaveve. Dhe Tufat jane nga ato familje qe kane fjetur, jane paguar, dhe jane bashkepunetore te kampeve sllavo-greke dhe familjeve te diversanteve qe vinin te kryenin terrorr mbi shqiptaret e pafajshem.

    3. isufi says:

      e shoh se te gjithe ju temakomentatoretr jeni me Xhufin dhe me qene se ai “ka ” te drejte propozoj:
      te emerohet eksponat I Muzeut te Kampit te Tepelenes, te vishet si dikur te flej atje , te haj sia ta dikur te presi dru ne shi e te bej regjimin si atra.
      Dakord…..pastaj flasim

      Une njoh mire si Pellumbin ashtu dhe Gjoken, icily me ka treguar fare pak nga ajo histori tejet e dhimbeshme dhe qe mbulon me turp shqiptaret.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        O isuf tënja të hëngërt
        vjen këtu e na jep mënd
        shko lumadh e bëj zanatin
        se ti shqeu ujku dhënt!
        *
        Historiani është zanat
        për një Komb, është Kujtesa
        mos u merr me këtë punë
        të djeg trunë mbingarkesa!
        *

      2. Tani says:

        Nese ti ‘Isuf’ vjen nga jashte apo je i ri dhe nuk ke jetuar ne kohen e komunizmit atehere nuk e dike qe te gjithe ne shqiptaret kemi prere dru, kemi hapur toka te reja ne mal ne shi e ne bore, kemi ngritur hekurudha, kemi punuar ne uzina, kemi prashitur soje, kemi mbledhur miser e kemi ngritur vete apartamentet tona. Madje na kane torturuar cdo vit me stervitje ushtarake dhe pune prodhuese e aksione. Nese nuk te kujtohet sepse je i ri atehere mos fol budallalleqe. Te gjithe ne kemi qene ne nje fare menyre te persekutuar. Per te mos thene qe nuk na ka dalstudimi ne universitet dhe kemi shkuarc ushtare te detyruar per 3 vjet ose kemi studiuarc per ate qe nuk donim. Mund te thuhet se vetem nje elite e vogel ka bere qejf. Ne te tjeret sa me shume e sa me pak kemi qene te mbyllur te gjithe ne burg. Prandaj, ne na vjen keq qe disa jane trajtuarc pak me ashper per krimetv qe bene ata ose familjet e tyre na intereson te dijme te vertetat ashtu sic kane qene dhe jo me genjeshtra. Shkruani libra me kujtime, hapni muze, beni gjithcka per te denuar sistemin komunist por mos genjeni.

    4. L.D. says:

      Ceshtjen e shfarosjes se hebrenjve e ka shume te qarte, s’e ka aq te qarte ate te xhaxhit Enver. Me nje fjale, ka studiuar mire astronomine por s’e njeh lagjen ku ka lindur. Xhufi eshte edhe komunist edhe islamik, por eshte i ndershem, nuk e fsheh asnjeren prej tyre.

    5. korçari says:

      Mendoj se Tufa eshte nje psikopat delirant i cili gjithmone eshte agresiv dhe ofendues duke u perpjekur te mbuloje mangesite e theksuara ne kulture,diskutim,formim me mungese te theksuar respekti (fjale e panjohur per Tufen).Mendoj se shteti shqiptar e ka per detyre te kaloje ne site te gjithe ata qe emerohen ne detyra shteterore per te eleminuar gafat apo te pavertetat te vena ne gojet e disa personave te dyshimte persa i takon qellimeve te tyre ndaj atdheut meme.Nje shqiptar sado i persekutuar qe te kete qene nuk mund kurre te barazoje Hitlerin me Enverin pasi historia nuk mund te shihet ne bardhe apo zi por me prova ,fakte,deshmi ,veti keto qe nuk mund t’i pranoje karakteri psikopatik i TUFES(jo me dhi)

  2. Azio says:

    Mos u merzit o Pellumb.
    Keta birbo si ky Tufa jane bere tani,tufa gomeresh dhe masksrejsh.
    Keta nuk njohin identitetin e tyre,I cili eshte embrion antikombetar e fascist.
    Cfare te besh! Ne mes nje populli patriot e demokrat, do te gjesh edhe krimba qe notojne ne fekalet e popullit.Demokracia I ka nxjerre lakuriq keta pisevenge sic eshte edhe ky tufa paliaco.

  3. Dibran jo prej tufe says:

    Bravo profesor!
    Sic ka thene nje mendje e madhe, nje genjeshter edhe kur perseritet e besohet edhe nga 50 milion njerez, prape genjeshter mbetet.
    Kam njohur ne kur kam qene me studime jashte disa shqiptare, sharlatane e pa personalitet, qe, sa per tu dukur interesante, aq edhe per te nxitur dhemshuri apo kuriozitet tek koleget apo pedagoget e huaj, shpiknin lloj lloj historish per “diktaturen me te tmerrshme komuniste qe nje popull kishte jetuar”.
    Tipike mbetet historia super qesharake e mbi 40 foshnjave te cilat u vrane ne maternitetin e TR per tu marre gjak qe tia injektonin diktatorit Hoxha, se vuante nga nje semundje e rralle. A thua kishte nevoje Enveri per gjak foshnjash, ne nje kohe kur 90% e shqiptareve do mbanin radhe me dite per te dhene gjak edhe per Pali Misken, e jo me per komandantin legjendar. Aq iu ishte shpelare truri.
    Ma shpifnin gjithmone keto tregime, qe, me shume na nxirrnin si qenie shtazore perpara te huajve, sesa rrisnin respektin e tyre per ne.

  4. kasem gahinji says:

    i diplomuar ne rusi,tufa?me logjiken e tij,duhet te jete agjent i spiunazhit rus.argumenton dot te kunderten per vehten,gjithenje sipas logjikes tufiane.edhe nje gje:-ne cuniversitet jep mesim ky?zot na ruaj,petagoge univeriteti tufa,gjetmarkaj,mark marku,zhupa .beni dhe mulin,paloken.keshtu kompletoni profesoratin.

  5. Nik says:

    Prof. Xhufi nuk e ka mohuar kurre realitetin e diktatures dhe ne kete rast edhe te Kampit te Internimit ne Tepelene. Si historian por edhe si njeri normal vetem po insiston qe e verteta te dale ne pah dhe jo krahesimet krrejt pbanaleme kampet e Aushvicit. Ka njerez medioker si tipi Tufa apo histerike te tipit Godole qe fluturojne, me falni, me presh ne b.. duke deklamuar te zeza te pa degjuara dhe te pa pare per kohen e diktatures pra edhe per vendin dhe popullin tone. Te huajt çuditen me gjera te tilla dhe mos kujtoni se do t’ju respektojne dhe besojne kur genjeni per historine e vertete te vendit ne ate kohe. Tash kur shoh shume “antikomuniste” qe i pervishen prof. te nderuar Xhufi pse mbron te verteten me kujtohen ato gjyqet popullore ne kohen e Enverit qe masat kerkonin denimet me te egra per “armiqte” e shume shkolluar sidomos per njerezit e kalibrit te Z. Xhufi.

  6. TNT says:

    Nuk kam asgje ne drejtim te Tufes. Per here te pare bashke me ate Godolen qe ben statuse ne Gjermanisht i kam ndjekur kur filluan luften me Tomken dhe Shoket e tij. Tani me Kampin e Tepelenes. Ne fakt mua me vjen shume keq per te gjithe ata te persekutuar, burgosur dhe internuar ne kushtet teper te veshtira, por jo shume me keq se fshataret e tjere qe jetonin prane tyre. Me vjen keq per te gjithe te persekutuarit politik te diktatures qe perfaqesohen nga keta njerez qe vetem kane perfituar nga vuajtjet e te tjereve. Ky hajvan, Tufa, ne listat e te internuarve , burgosurve perfituesve ka emra qe e thone me firme se ku kane qene te internuar. Ne lista ka njerez qe kane pare tmerre ne Kampin e Tepelenes , por qe nuk pranojne te thone historit e Tufes dhe Godoles, prandaj dhe ata nuk pyeten…….. Sa

  7. xoni says:

    Agron Tufa eshte nje gomar,nje drumepre qe i ka njel ora….

  8. ilir hoxha says:

    nje spiun lagjesh nje kokerr maloku dhe asgje tjeter ky bufi kenetes qe mbron gjoja te persekuarit. ik ore koke pa lare

  9. pena says:

    ky kellufi tufa eshte nga fshati Sohodolli Dibres Kaq te neveritur jane nga dibranet sohodollasit saqe nje plak i mocem ne momentet e fundit mblodhi bijte e u tha :”Vertete nuk u lashe ndonje pasuri prapa por te pakten jam i lumtur se nuk ju lashendonje miqesi/krushqi me Sohodollin”

  10. Aliu says:

    Doli edhe pjella e sekretareve te partise neper katunde te komentoj…

  11. kampaçurreta says:

    NJEREZ TE TILLE TE POLITIZUAR ABSOLUTISHT DUHET TE LARGOHEN NGA SISTEMI I MESIM DHENJES NE TE GJITHE SISTEMIN ARSIMOR, KJO DUHET TE KONTROLLOHET NGA MINISTRIA E ARSIMIT. SHKENCA TE LARGOHET NGA PIKPAMJET PERSONALE TE MESIMDHENESVE. PO TE ISHA STUDENT DO TE KERKOJA LARGIMIN E MENJEHERSHEM NGA SALLA E LEKSIONEVE. KUSH DON TE MERRET ME POLITIKE KA PARTI TE TE GJITHA TIPEVE E TE GJITHA BOTE KUPTIMEVE, ARSIMI NUK PRANON MESIMDHENES TE TIPIT TUFI .

  12. Ilir says:

    Puendhenesit ?
    Kuptohet qe ata jane ushqyesit kryesore te shpifjeve dhe qe deshirojne te nxijne te vertetat e periudhes se Pushtetit Popullor, por qe realizojne mrekullisht zbulimin e plote te karaktereve te njerezve shpirt-zinj sikur ky ATufa, Godole apo KDervishi. Jam i mendimit qe persona te tille kurresesi nuk duhet te jene ne detyre pedagogu, perkundrazi duhet tu qendrojne sa me larg institucioneve edukative dhe propogandistike lokale dhe kombetare.

  13. Gjoni.Shkoder. says:

    I nderuar proff.Xhufi.
    Kam respekt per ju dhe i vlersoj shkrimet tuaja.
    Nga letra e S. Repishtit nuk mund te hiqesh asnje presje sepse ato qe shkruhen jane te verteta.
    Ndoshta ju nuk e njihni historine e mizorive komuniste ne veri te Shqiperise dhe kjo perben nje handicap te madh..
    Per sa takon kampit te Tepelenes no comment..

  14. Cuku says:

    Pr. Xhufi ,,,Respekte,jeni I vetmi historian realist dhe I pergjegjshem ne kete vend.
    Megjithese ke te drejte ,ti pergjigjesh kesaj tufe mushkonjash,bile nje cike me eger do ishte me mire
    Megjithate mos u mer me ate mize kali ,se ai eshte shume I vockel , ,,,
    Te persekutuarit e vertete ,ose kane ikur jashte ne Amerike ( me urdher te Sali Vicidolit)
    Se nuk I deshte ketu neper kembe ai .
    Ose po vuajne sic kane vuajtur edhe ne ate kohe,
    Pse?
    Sepse shume nga ata qe kane ngelur ketu jane njerez me personalitet dhe nuk I lepihen asnje pushteti ,per te fituar ate qe ju takon ,
    Aq me shume ti lepihen Sali Komunistit,se ata e njohin mire kush eshte.ai
    Ndersa keta si ky mender Tufa jane.ata qe mbanin sistemin ne kembe
    Saliu ketyre ju di dhe pseudonimet dhe I vuri ne krye ,qe ti kete ne kontroll
    Tufa ka qene.spiun I sigurimit te shtetit
    Prandaj Pr. Xhufi sa me shume lef ky me gjithe tufen nga mbrapa ,me shume ju rriten vlerat Juve.

  15. mirel says:

    O Pellumb, ketu eshte problemi. Kush i puneson keta maskarenj dhe kellira?
    Felliqesira se Tufa dhe Kastriot Dervishi e kane mbeshtetjen e shtetit te maskarenjve me te dyja duart.
    Bej nje Parti politike.
    I ke shumicen e shqiptareve qe te ndjekin dhe te besojne. Se je nga te paktet njerez me taban e karakter qe i ka ngelur ketij vendi.
    Poshte kurvat Saliste, Ramiste dhe bajgat si Tufa dhe Dervishaj te perhapin faren e keqe te antishqiptarizmit .

  16. Astriti says:

    Respekt per JU profesor Xhufi!

  17. Mbi Monumentet says:

    Po mire, o njerez,
    ka qene Diktature apo s’ka qene?!
    O Pellumb Xhufi, ka qene diktature apo jo?!
    Supozojme sikur Kampi i Tepelenes ka qene nje cike me i bute se kampet e burgjet e tjere, e pastaj?!
    Ka merak Xhufi se akuzohet Tepelena si Kala e Kuqe?!
    Po kete e thote edhe Daut Gumeni , edhe Gramozi si Minister i fundit i brendshem pej Tepelene u xgjodhe!
    Pastaj, Xhufi nuk kishte qene as ne Spac, as ne Burrel, atehere pse propozon te behen ata dy muze dhe jo Kampi i Tepelenes, qe ka qene afer shtepise se babait te tij?!
    Pellumb Xhufi qe mbahet si historian, thoite se diktatura nuk i kishte nxjerre kthetrat te plota deri ne fillimvitet ’50. Ketu eshte gabimi me dashje qe bejne tere ata qe nuk duan te flitet per krimin me te madh te asaj kohe: prej vitit 1944, deri sa nisi te hante edhe Te Vetet, komunizmi diktature ndeshkoi ne radhe te pare memedhetaret, nacionalistet, po; antikomunistet. Kete provojne edhe listat e te interrnuarve qe kalojne nga nje kamp ne tjetrin, per te vazhduar edhe deri pas 1990-es…

    Tufa duket me logjik kur pranon ne parim ashpersine e Spacit dhe Burrelit: atje ishin BURRA te denuar me gjyq, thote ai dhe zonja Jonila Godole, qe une s’e kisha degjuar ndonjehere por qenka vertete trimereshe dhe me dituri e kuraje. Problemi i Kampit te Tepelenes eshte se atje ke Pleqe dhe Gra dhe Femije qe vaujne mbiemrin e tyre…
    Ishte biografia, mbiemri, qe ti e kishe favor, zoti Xhufi, nuk pengoheshe se paku, te dilje edhe jashte shtetit, kurse atyre femijeve u mungonte edhe buka. Dhe, per mungese aresye dhe logjike, edhe sot u mohoet ajo qe ndodhi mbi ta: ti quajte sakrifice qe kishe qene ne aksione vullnetare dhe qe flije ne cadra, zoti Xhufi!!!
    Ky eshte problemi per fatin e Njeriut, zoti Xhufi. Keto gjera s’tia fal kush, Europa kjo eshte, qyteterimi me keto kritere matet…
    S’ka habi se njeri e mbron e tjetri e demaskon ate Kohe te Diktatures.
    Problemi qe na intereson te gjitheve eshte te behemi sa me shume njerez.
    Dhe per ate Kamp qe do behet Muze per sot e per neser, ketu eshte e vecanta.

  18. Një zë shqiptar says:

    I nderuar prof. Xhufi ! Se kush jini ju dhe cila eshte puna e juaj , iu njeh e gjithe Shqipëria e jashte kufijve të saj , përmes penës suaj të mprehte , mendjes së kthjelltë dhe shpirtit tuaj të pastër të një shqiptari të vërtetë , të kultivuar dhe kurajos . Qentë neofashistë dhe punëdhënësit e tyre le të lehin . Ato do të mbeten vetem lehje e nuk cenojnë aspak vlerësimin dhe respektin që shqiptarët kanë për njerës si ju !

  19. emigranti says:

    O profesor te ka ngelur ora.
    Si thua se ne vitet 1949-1953,sistemi nuk kishte nxjerre plotesisht kthetrat, pra ishte me i bute.
    Pikerisht ne keto vite, me sakte qe nga ’45 filloi masakrimi i intelektualeve dhe i shtreses se permbysur sic keni qejf ta quani ju.
    Pasi mbaroi pune me to filloi me te tijet.
    Sic duket ju keta quani te persekutuar, qe ne fakt ishin kryesisht kriminele( Koci Xoxe, Bedri Spahiu, & Co.) qe pasi denuan( kuptohet me porosi te Enverit ) “shtresen e permbysur” u hudhen si limon i shtrydhur nder te tjera per te krijuar pershtypjen se keta i kryenin keto veprime monstruoze pa dijenine e Enverit.
    Te mohosh terrorin ne burgun e Gjirokastres, kampin e Tepelenes apo Maliqin, dhe te pretendosh se je historian eshte absurde.
    Minimumi je i indoktrinuar qe shtremberon historine.
    Mire se ne kohe te diktatures ishit te detyruar te genjenit e te shtremberonit faktet, po te vazhdosh edhe sot pas mese cerek shekulli me te njejten melodi tregon se dicka nuk shkon tek ti.

  20. Arber Iliri says:

    AUSHVICI eshte fakti i planit nazist per genocid ndaj pupullit cifut, apo me e thene me shkoqur, shfarosjen me nje plan te paracaktuar te nje kombi.Kampi i Tepelenes as mund te pretendohet si nje paln i tille per te zhdukur shqiptaret e veriut, no way.
    Jo cdo tip i persekutuar eshte antikomunist, aq me teper nqs TUFA eshte i studiuar ne Rusi.Ruset e perdorin shume corben per te ushqyer miqte.Mos ka henger edhe ky ndonje tas corbe te prishur.hahahaha Lerini keto marrezira, Xhfi ka te drejte Burreli e Spaci kane qene burgjet me kushtet me te renda per te burgosurit.Nese doni me be nje muze ne Tepelene per kampin beheni por Spaci e Burreli jane shembulli i tmerrit e terrorit te regjimit, ne ne kundert e beni me te lehte perceptimin per regjimin komunist o me dashje o nga debiliteti.

  21. Qimja says:

    I nderuar prof Xhufi. Shkrimet tuaja dhe diskutimet ne mediat vizive jane brilante. Por kam nje verejtje. Kur fel ne media kerko panel te movelit tuaj e mos prano perballe pseudohistoriane si te tipit gondole apo tuga (e dhive)

  22. BUJARI JU DEGJON says:

    Kam nje dhurate per kete Tufen,e kam mbeshtjelle ne nje qese plastike…
    Sapo e bera,eshte bio!… I befte mire!… ?

  23. Tirona says:

    Vetem te lexosh komentet ne gazeten Meros kupton se sa shume kohe do te duhet te cinstalohet regjimi 45+27 vjecar. E dhimshme: dy breza! Nje pyetje per Prof Pellumbin: Nga cila familje e ka prejardhjen gruaja e tij? Dhe pastaj dalin te gjitha faktet pse ky rrufjan “historian” luan cic mic me historine!

  24. Albani says:

    Respekt per shume te denuar politik si: Kasem Trebeshina, Spartak Ngjela, Daut Gumeni, Maks Velo, Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Këllezi, etj…
    Neveri per Jonila Godolen, Belina Budinin, Agron Tufen, te cilet fatkeqesisht jane edhe pedagoge, dhe bejne “histori” si Uran Butka

  25. Laku says:

    Mos haroni se Xhufi ka pasur jo vetem babane por edhe nenen ne sigurimin gjakpires se shtetit.I bie te jete Sorre Xhufi.

  26. albani says:

    Ndjese per ata qe kane vuajtur ne kampin e Tepelenes,
    Por, mund te shtoj se ne vitet gjashtedhjete une kam jetuar ne Tepelene dhe asokohe shkonim shpesh per te luajtur futboll ne She Thanas, sikurse i thoshin fushes, apo per te mbledhur fiq ne Tola. te dy keto objekte ishin ne zonen qe flitet per kampin. Sinqerisht, ju them se asnjehere, ne asnje rast, nuk eshte folur per kampin. Po te ishte kaq i tmerrshem sa thuhet sot, do te kishim degjuar ndonje fjale?!
    Edhe njehere ndjese per vuajtesit dhe neveri per amplifikatoret e shpifjes.

  27. Albani says:

    P.S, laheshim ne lumin e Bençes, me te shkathtit kapnin edhe peshq e ndonjehere edhe Viderza, pikerisht atje ku ka qene burgu. Por atje nuk kishte asnje shenje nga burgu dhe e perseris se nuk kam degjuar askend te flase asokohe per te. Nje pyetje vjen ndermend: Si ka mundesi te shkonim shpesh ne ate vend, ku ishte burgu dhe te mos flitej per te, nderkohe qe ne çdo kohe dhe çdo shqiptar e dinte se kishte dy burgje te tmerrshme, nje ne Spaç dhe tjetri ne Burrel?
    Edhe nje here ndjese per gjithe te burgosurit Politik (te Burgosurit per Bindje), kudo ku kane vuajtur.

  28. litari-pret says:

    Une desha te thosha dhe te dinja…po mirmor o Pelump kushe te ka bere dhe te ka cilesuar historjan!
    Keto vite domethen 26vjet, 95% quajne “VETEN” historjan , gazetare, analiste,… O (pellumpo) Hitleri per nje kohe shume te shkurte vravi “cifutet”
    Kurse xhaku tent domethen Enveri me serbet dhe ruset…e filloj me pushkatimet ne ditet e para! ne Korce 1945 8shqipetar i mbuloj ne gropet te gjalle, mira te pushkatuar, intelektualet e rinje i burgosi ne Burel, dhe ne kenetebn e Maliqi mijera te burgosur i mbyti ne kenete, mbi 5000 femije pleq gera i intrenoj i vravi per se gjalli ne KRUJE, BERAT, TEPELEN, SAVER, GJAZE, SHTYLLAS, PLUKE, GRABIAN,SEMAN, MALLAKASTER, NUK PO PEMENDIM “BURGJET” …..qe the ti (pellump-sore) gjaku jot i dogji te gjalle, intelektualet dhe femijet e intelektualved!…keshtu o i cilsuari historian.

  29. turi says:

    o tufa , te shkerdhefte Tarasi te gjithe tufen e shtepise. Tung.

  30. Artan says:

    Pse i dhane ruset burse nje katunari te humbur si Gonçja? Dihet ajo pune. Sa per kete Godolen, tipike dru me pre, gje shume e trashe. Nese eshte pedagoge kjo, eshte vertet per te vene duart ne koke.

  31. zano likaj says:

    respekt per ju profesor xhufi pasi jeni nga te paket historian por edhe nje shqiptare i mire, s’po them lab nga kurveleshi nga vendi i bilbilejve qe historikisht ka luftuar dhe punuar per kete vend si askush tjeter, se mos na zemerohet tufa muti me tufrat mbrapa tij te cilet gjate gjithe kohes vetem vrere kane nxjerre dhe kane thene per kete vend. demokracia ka nje gje te mire qe i nxjerre ne sheshe edhe keta birbo por edhe ata qe i emerojne keta palaco ne keto pozicione. prandaj mos u merzite profesor me keta lloj plehrash e qenesh se sa me shume qe keta te lehin aq me shume te rriten vlerat si njeri, si patriot, si shqiptare i mire dhe si profesore.

  32. dajti says:

    Te lumte profesor Xhufi. Ky Tufa eshte nje maskara i shitur tek serbet qe ska asnje vlere intelektuale. Nese eshte denuar nga komunizmi me hak e ka plehra. Vetem vrer nxerr nga goja, keshtu e ka edhe shpirtin. Mjere ajo familje qe e ka.
    Ty profesor te ka rene bara te na mbrosh nga keta ndyresira, bashkepunetore te çdo pushtuesi. Ai, Enveri ishte ilaç per keto ndyresira qe spiunonin edhe te afermit e tyre. Ky tufa ka qene spiun i sigurimit, me gjasa.

  33. ladi says:

    Plehra te tille ka kudo ne stanin e Sali Salep Sulltanit.Bajga qe ndyjne dynjan.Mos harroni qe eshte nga Dibra dhe aty ka patur qendren e rekrutimit UDB-ja e Sali Salepit.Cfar mund te presesh o Profesor nga keta agjent qe duan te fusin percarjen Veri Jug.Mjer ata prinder qe cojne femijet per ti edukuar ky funderrin e Miloshevicit.

  34. ashtu o posi! says:

    Eshte pak banale dhe me fal o Profrsor dge ju lrxues,por do thosha:Dhi..e me nje m..t kere Tufen dhe ate Godolen o profesor.

  35. Ali Pasha says:

    Ku te dhemb “profesor “Qufi…!

  36. taraboshi says:

    O z. Xhufi, pse po te vjen keq qe ti une shumica shqiptare e ndershme si atehere dhe tashti kemi mbajt qendrim objektiv ndersa tani eshte koha e maskarinjve qe te zezen dojn me e ba te bardhe dhe te bardhen te zeze sepse disa e kane ne gjak disa paguhen nga europa e zeze reaksionare . A shikon qe kete e kerkon europa dhe se si ata jane tu ja ule vleren kualicionit fitues me Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin ne krye dhe thojne kur ne po hedbim poshte luften e fyte botrore dhe kualicjonin fitues po ju si nuk po e hidhni poshte luften Nacional-Çlirimtare se ate e beri Enveri dhe Europa kerkon te hedhe posht si nuk po e beni ju qe disa “intelektual”shquheni qe falas ju deformoni historine jo me po tju paguaj i huaji ju e digjni dhe e percelloni .

  37. Albani says:

    Edhe nje here,
    Nuk kam degjuar, qe ne vitet gjashtedhjete, te flitet per burgun e Tepelenes, nderkohe qe ne ato vite u denua Z. Daut Gumeni dhe ne Tepelene beri shume buje. Madje u perhap si legjende, se ishte denuar nje i ditur (ne ato vite edhe sikur te kishje shkollen e mesme ishte shume) me krahe te fuqishem, qe çante Vjosen me pash kunder rrjedhes . Tregimet per njerez te tille, qe luftonin me jeten per te çare kufirin, motivonin realisht njerëzit per te kaluar kufirin dhe biseda mbi kete teme beheshin. I shtojme kesaj edhe faktin se asokohe ishte nje sketerre ekonomike, buka ndahej me riska dhe furrat shperndanin vetem buke misri. Ne vend te gjelles perdorej uthull gorice, apo buke me sheqer.
    Une nuk e di ne se eshte prononcuar apo jo Gumeni per kete çeshtje por ate do ta besoja me shume. Vendit i duhet nje histori realiste, sepse ajo i rrit vlerat dhe jo ajo qe pershkruan Godolja, duke mos i lene radhen askujt te flase.
    Ndjese per te denuarit politik
    Ndjese edhe per Nofken Albani, por dhe kjo eshte nje tregues i nivelit te demokracise qe po kalojme. Ne te kundert, njerëzit harrojne dukurine dhe i pervishen personit, me kuç e me maç.

    1. Turi says:

      @Albani, Sa per sqarim – Gumenin eshte arrestuar ne vitin 1967. Shikoje informacionin ne Wikipedia. Kampi i Tepelenes ka ekzistuar midis viteve 1948-1953 ose dicka gjate viteve 50-te. Gumeni nuk ka qene ne ate kamp.

  38. do vijë një ditë says:

    Ee, po pse vetem Tufa eshte sot! Sa ka si Tufa , plot me tufa. Ne do mundohemi te jetojme me dinjitet pjesen e jetes se mbetur, ,dersa Tufa ashtu si ka qene do mbetet: i lire qe nuk kushton asnje grosh dhe shpirt zi sa s’ka ku te shkoje. Jeta eshte per ata qe dine ta jetojne me dinjitet , profesor Xhufi. Te tjeret jane si ato mbeturinat qe here i merr era e i hedh ne det, here i mbulojne per tu bere humus, por dhe humusi me kalbesira si Tufa me shoke, do te ngelet i infektuar. Lereni se nje dite do vdes e atehere do qeshin me te ne vend qe ta qajne.

  39. njera ne Amerike says:

    kerkam komuniste, kriminele te lindur, te gjithe partizanet e pastaj komunistet qe mbajten gjalle ate monster regjimi qe na solli Sali Bolen

  40. Poshte enverizmi! says:

    Pse shqetesoheni kaq shume o enveriste pse Tufa do te kujtoje viktimat tuaja?!

  41. bebe rixha says:

    o xhufke turku!!
    as fjale turke “rixha” nuk din me e perdor
    thuhet “bej rixha” dhe jo “te kam rixha”””
    injoranti i mutit

  42. malsori says:

    Respekte Profesor Xhufi. Eshte fat qe kemi ende intelektual si Ju.

  43. Albani says:

    O z. Turi, para se te japesh sugjerime lexo me mire.
    Se pari, Ju kufizoheni tek nderhyrja e fundit, qe eshte e katerta. Ne prononcimet e mepareshme eshte theksuar se flitet per vitet ’60.
    Se dyti, flitet per jehonen, qe shkaktoi burgosja e Z. Gumeni, nderkohe qe ne vitet ’60 ne Tepelene nuk flitej se paska pasur aty nje Aushvic.
    Krahasimi eshte bere jo sepse keto dy ngjarje kane ndodhur njekohesisht, por se jane me ngarkese te njejte politike dhe Tepelenasit dinin, qe ne nje menyre apo ne nje tjeter, te shprehnin nje qendrim edhe per çeshtje te mprehta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje