Ai është shumë i famshëm në Itali. Në fakt, nëse i përmendim emrin real Eugenio Ghiozzi, ndoshta pak vetëve do t’iu shkojë mendja se për cilin bëhet fjalë, por nëse përmendim emrin “skenik” Gene Gnocchi, shumëkush do të kujtohet për ish-futbollistin, komedianin dhe prezantuesin televiziv në vendin fqinj të përtej Adriatikut.
Gene Gnocchi, dikur aspironte të bëhej vokalist në një grup rocku, por në fund u diplomua si jurist, gjithsesi që të dyja këto shumë larg rrugëtimit që do të ndiqte në vijimin e jetës së tij.
Por, ai është bërë protagonist i një ngjarjeje të papritur, të ndodhur në transmetim të drejtpërdrejtë, kur ishte i ftuar gjatë një edicioni informativ në “TGR Puglia”.
“A mund t’iu them diçka? – pyeti ai prezantuesen. – Ju kam dëgjuar shpesh kur jepni lajmet, por të them të drejtën sa herë ju shoh e ju dëgjoj më humbet truri. Ndaj, meqë jam kaq pranë, më duhet të ngrihen e të të puth (puthje që zgjat disa sekonda) sepse je e mrekullueshme”.
Një video që pas publikimit në rrjetet sociale bëri xhiron e botës dhe prej mbi dy vitesh ka marrë mbi një milion klikime.
Pedofili
Turp per titullin turp per shkrimin dhe turp per gazeten. Gene Gnocchi esht humorist dhe puthja me gazetaren esht ne kontekst tjeter dhe jo sepse atij i iku truri. Ju kam lexuar deri tani me te gjitha budallalleqet tuaja por sot ishte hera e fundit qe hap kte faqe Internet i.
Maniak me fame!
Ishte vetem per shou,o shoku
ky loqja te uroj qe Jeton ne Itali se po ta kishte bere ne Shqiperi kete veprim mish per qente do e benin