Bisedoi: Ermir Hoxha
Një thënie e juaj, e thjeshtë, e qartë, e thukshmërisht logjike gjatë një debati televiziv në replikë me një personazh LGBT, u shndërrua sakaq në virale. Opinioni ju përkrahu masivisht. A ju entuziazmon ky qibër publik i treguar, pos një zhvokjeje morale që ka shoqëria jonë?
Gjërat që lidhen me familjen janë të thjeshta dhe askush, me çfarëdo fuqie nuk i komplikon dot. Më shume se më entuziasmon më jep një qetësi të plotë. Subkoshienca e shqiptarëve mbi këtë çështje është ende e shëndetshme. Më tregon se familjet shqiptare bëjnë një punë të shkëlqyer me fëmijët e tyre, në kushte teje të vështira ekonomike dhe sociale. Pavarësisht nga presioni i stërmadh që po i bëhet familjes, shkollës shoqërisë në tërësi nga grupimi ideologjik LGBT që ka mbështetjen dhe pjesëmarrjen e qeverisë, mendoj se në subkoshiencën kombëtare ka një linjë të kuqe përtej së cilës askush nuk është i gatshëm të kalojë. Brenda kësaj linjeje te kuqe ndodhet familja. Natyrale, siç e ka krijuar Zoti dhe siç e njohim prej shekujsh në tradite dhe në ligj. Burri dhe gruaja! Si e vetmja formë e vazhdimit të jetës së njeriut në tokë. Reagimi i njerëzve besoj se mbështetej tek qartësia që ata vetë kanë se bashkimi i të ndryshmeve – burrë dhe grua = familje dhe mundësi për femijë, është thelbësisht natyral dhe krejtësisht i ndryshëm nga bashkimi i të njejteve – burrë dhe burrë = 2 burra dhe grua dhe grua = 2 gra. Reagimi i njerëzve është se ata nuk duan të jetojnë një realitet “politically correct”, por nje realitet “family correct”. Eshtë e qartë për çdo shqiptar së këto kombinacione nuk janë të barabarta dhe për këtë arsye nuk mund të kenë një trajtim të barabartë ligjor në Kodin e familjes – ndryshimi i Kodit të Familjes është programi politik dhe ideologjik i LGBT. Njerëzit e kanë të qartë se pavarësisht sesi i plotësojnë secili nevojat e tyre psiko-seksuale, ata mund të shkojne barazisht në burg nëse vjedhin apo abuzojne me pushtetin. Votën e kanë të barabartë. Punojnë dhe emigrojnë njësoj si kushdo…. Lagen nga shiu njësoj. Defekojne njësoj.
LGBT ndodhen përballë dy linjave gjykimi: mbi zgjedhjen e tyre të orientimin seksual e mbi prirjen e tyre për protagonizëm publik, duke e nxjerrë në publik atë çfarë është intime. Cila prej të dyjave është më shqetësuese?
Unë as gjykoj dhe as paragjykoj njeri. Jam i bindur se çdo qytetar shqiptar kur këmben fjalën apo rrugën me një qytetar tjeter, nuk ka asnjë interes per orientimin apo stilin seksual të këtij të fundit. Perkundrazi, aty ku qytetarët gjejnë veten janë ekonomia, punësimi, emigracioni, arti, e tashmja, e ardhmja. Qytetarët shijojnë njësoj si Fredi Mercurin dhe Mick Jagger dhe nuk ua ndjen se si u pëlqente seksi njërit apo tjetrit. Gjykimi dhe paragjykimi është një strategji politike e grupimit ideologjik LGBT. Eshtë një strategji sulmi e mirë-organizuar dhe financuar bollshëm, agresive, intolerante, një bullizëm par excelence që etiketon si homofob, si diskriminues këdo që qëndron për ruajtjen e familjes tradicionale. Stigma “homofob” është ajo çka ata përdorin për të shenjuar këdo që nuk mendon si ata, njësoj sikundër Hitleri shënonte dyert e shtëpive të hebrejve. Duke bërë këtë, ky grupim arrin të faktorizohet, njësoj si planktoni, të cilin ti arrin ta shohësh vetëm kur mbi të bie drita e hënës. Sa më shumë “homofob”, aq më shumë para. Faktorizimi sjell fonde dhe vëmendje politike, për shkak të peshës së fshehur politike që ka çdo grupim interesi, qoftë ky një shoqatë biznesi, apo grupim ideologjk si LGBT, i cili po ja ndjen lezetin këtij faktorizimi. Ajo që është më shqetësuese, është që për të avancuar axhendën e tyre, kjo qeveri i financon nga taksat tona. Jam i sigurtë se qytetarët shqiptarë i paguajnë taksat që t’i shërbejnë rritjes ekonomike, përmirësimit të infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore e arsimore dhe jo për zgjerimin dhe shëndoshjen e LGBT të perkufizuar si grup interesi, përmbi të qenit thjesht qytetarë.
Ka shumë paradokse te sjellja e tyre publike, siç dhe në zgjedhjen e bërë në rrafshin intim. Por po veçon njërin. Pasi vetëtargetohen si vurnerabël, pra të privuar, kur dalin në rrugë për parada, shfaqin një çakërdisje nga lumturia. Pse ndodh kjo?
Çakërdisja nga lumturia?! Perveçse shpreh hapur vetëdijen se ata nuk e vazhdojnë dot jetën, por vetëm sa e shijojne atë, mendoj se gjithçka është pjesë e një strategjie të sofistikuar komunikimi për të arritur tek ajo që shpjegova më lart: faktorizimit si një grup ideologjik dhe krijimit të peshës politike, futja në kulturën kombëtare. LGBT përdor një fjalor të kufizuar duke ngatërruar qëllimshëm çështje civile me të drejtat e njeriut. Ky grupim ideologjik ka flamurin e vet, financat e veta, programin e vet dhe ditën e paradës së vet. Ka gjetur të çara tek indiferenca e politikës dhe kështu ne në Shqiperi sot kemi ditën e Nënë Terezes, kemi dhe ditën e Krenarisë LGBT.
LGTB gjykohet ndryshe dhe si komplot forcash okulte për të goditur moralin dhe familjen. Ju besoni te kjo?
Unë mendoj se ka vetëm aktivistë LGBT. Ata nuk janë përfaqësues të ndonjë komuniteti, thjesht pretendojnë se po veprojnë në emër të një komuniteti hipotetik. Kjo është një mënyrë inteligjente për të bërë para. Ata duan të quhen familja dhe strategjia që ndjekin është një agresion i madh ndaj familjes tradicionale. Vetëm kështu kanë arritur të perfitojnë. LGBT ka si axhendë politike të arrijë të ketë të njëjtat përfitime ekonomike që ka një familje. Axhenda e tyre është për përfitim ekonomik. Asgjë më shumë se kaq: trashëgiminë e pasurisë, sigurime shoqërore më të ulëta etj. Natyrisht, shoqëria privilegjon familjen – vazhdimin e jetës – dhe e vendos atë në kushte më të favorshme se beqarët. Minoriteti LGBT në botë, vende-vende ka arritur t’i marrë shoqërisë këtë trajtim natyral të privilegjuar pa qenë në gjendje t’i kthejë shoqërisë asgjë në këmbim të arsyes pse këto priviligje të familjes ekzistojnë në legjislacion. Thënë këtë, është e qartë se i gjithë aktiviteti politik i LGBT zhvillohet në një bazament neo-marksist, synimi i të cilit gjithnjë ka qenë shpërbërja e familjes, dhe sidomos mënyrat tradicionale të të folurit dhe të menduarit. Kjo do e bënte individin të dobët, pa një sistem vlerash të qëndrueshme dhe lehtësisht të manipulueshme për qëllime politike dhe pushteti.
Si e shihni këtë aktivizim të fuqishëm të tyre duke tentuar të depërtojnë së fundi deri në shkolla? Tashmë, te ne, ata po kanë prapa dhe struktura qeveritare. Pra, në një invazion drejt shkollave. Çështja tashmë nuk është te stafet pedagogjike, ku edhe mund të ketë kundërshti, siç në rastin e drejtoreshës së “Sami Frashërit”. Çështja është te prindërit. A ka vend në këtë rast për t’u bërë një apel, për t’u dhënë një këshillë?
Çdo avancim i LGBT në Shqiperi ka mbrapa mbështetje politike dhe qeveritare. Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise së Tiranës mendojnë se mund të përdorin pushtetin e tyre për të avancuar preferencat e tyre socio-politike duke shqyer dyert e shkollave dhe garantuar akses LGBT atje për të zhvilluar propagandën e tyre dhe manipuluar mendjen e fëmijëve. E gjithë kjo bëhet nën maskimin se po u flasin fëmijëve për eksperiencat personale për bullizmin. A thua se bullizmi është një ekperiencë që nuk i ndodh kujtdo për 1001 arsye; që nga bluza firmato që ka veshur shoku, vendi i pushimeve të verës, obeziteti etj. Eshtë njësoj sikur unë që kam bërë tre operacione të shkoj u t’u flasë studentëve të mjekësise për kirurgjinë. Shkolla është vazhdim i familjes. Eshtë vendi ku prindërit dorëzojnë fëmijën në mirëbesim. Familja është e shenjtë. Për këtë arsye dhe shkolla është e shenjtë. E paprekshme nga asnjë grup interesi ideologjik, politik apo fetar. Kjo shenjtëri garantohet nga neutraliteti.
Qeveritarët e sotëm e kanë prishur këtë shenjtëri, u kanë prishur qetësine dhe besimin prindërve shqiptarë. U kanë hequr atyre garancinë se në shkollë femijët e tyre janë të sigurtë dhe në dorë të edukatorëve profesionistëve. Nuk ka gjë më perverse se kaq, nuk ka abuzim më të madh me pushtetin se kjo gjë.
Për këtë arsye prindërit nuk kanë se nga ku të presin. Njerëzit me të cilët duhet të merren janë drejtoret e shkollave, Drejtoritë Arsimore, Ministia e Arsimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri. Ta fillojnë nga të duan. Duhet t’i garantojnë netralitetin dhe shenjtërinë shkollës dhe sigurinë se mendja e fëmijve të tyre nuk do manipulohet nga njerëz që më shumë se edukimin kërkojnë të normalizojneëLGBT në subkoshiencën e fëmijëve të tyre dhe të bëjnë rekrutimin e tyre si ushtarë të kauzës LGBT.
Dhe ne fund diçka që ka të bëjë me politikën. A është momenti që PD, si e pozicionuar djathtaz, të dalë qartazi me një qëndrim kundër tyre? Deri tani nuk e ka bërë, gjë që e komprementon…
PD ka në themelin e vlerave dhe parimeve të saj familjen, mbrojtjen e saj. Largimi nga kjo vlerë dhe princip themelues do ishte degjenerues për të si forcë politike që kërkon të përfaqesojë dhe udhëheqë shqiptarët. PD-së nuk kanë ç’i duhen njerëz që nuk kanë fuqi dhe vullnet të luftojnë në favor të familjes dhe vlerave tradicionale. Eshtë e vërtetë ajo që thoni ju, ka një si heshtje të shurdhet. Duket sikur mendohet për të avancuar dhe ruajtur më shumë karrierat personale sesa vlerat mbi të cilat është themeluar dhe përfaqeson PD. Mund të ndodheë që palo-strategët politikë mund të arrijnë të mendojnë se ambiguiteti sjell më shumë vota se qartësia për ruajtjen e familjes shqiptare.
Në këtë rast, unë kam një ide të thjeshtë sesi ruhet familja nga cëdokush që i shkon goja lëng për vota dhe i duket vetja trendi, pa ndihmën e politikes, duke iu imponuar asaj: Referendumi! Do ta zbatoj këtë ide. Jam i bindur se Partia e Familjes merr më shumë vota se të gjtha partitë politike bashkë. (tesheshi)
BRAVO!!!!!
Nuk qenkam i vetmi qe mendoj se lgbd eshte nje synim politik i sorosiano rilindasve per te bere gjithe shqiptaret bythqira.
Sepse nje BQ vecse ta shk..ne ne bythe nuk ka asnje synim dhe ideal tjeter ne jete dhe nje qenie e tille eshte shume shume kollaj e dominushme.
Ca miliona € i vjedh rilindja
Ca miliona € ja jep medias per te blere mendiet
Ca miliona € i marin keta BQ
Dhe kuptohet ca ngelet ne fund per njerezine.
K..I!!!!!
Milionat e eurove jane vjedhur nga ruset e PD nder vite, te cilet tani po mundohen me cdo menyre te bllokojne Vettingun dhe te mbajne vendin larg standarteve europiane. Milionat te kane ikur me kohe ty, boll shiko Gerdecin, CEZin, fondet e Rruges se Kombit, piramidat, e te tjera si keto. Por, tashme laku eshte ngushtuar, dhe parate e vjedhura do sekuestrohen, ndersa shpellaret do detyrohen serish te kthehen neper gjirizet nga kane ardhur. Ne Bajram Curri te shkoni bashke me familjet tuaja shpellare gjithe gangsterra flokerruar model kare qe na plackisin sa here qe hypim ne autobuz. ?
Nje shkrim me shume gjasa i paguar nga dikush qe kerkon te shnderrohet ne faktor politik me nje kauze qe e pret humbja spektakolare. E mbushur plot me genjeshtra e propagande, intervista mundohet t’i jape kredibilitet nje homofobi te sofistikuar, por jo te sofistikuar mjaftueshem per te shpetuar nga syri i radarit qe e sheh qartazi se c’orientim ka ne te vertete. Thene kjo, ja vlen te sqarohet se pozita e zotit Shano bazohet ne demagogji te c’montuara tashme ne shumicen e botes se civilizuar, dhe sigurisht qe do jete e veshtire per te tilla qasje qe te perballen me te verteten perendimore. E verteta eshte se cdo diskriminim kundra LGBT, perfshire ketu bullizmin ne shkolla, bie ndesh me aspiratat perendimore qe ka vendi. Kjo do te thote se cdo lloj pozicionimi kundra LGBT heret a vone do rezultoje ne presion, e deri ne veto, nga BE. Per me teper, vete reputacioni i vendit si thellesisht homofob dhe me deficenca ne te drejtat e njeriut shkakton humbje pasive te vazhdueshme per kete vend ne formen e investimeve te pabera dhe humbjes se vizitoreve cilesore nga jashte, shumica e te cileve deri me sot perbehet kryesisht nga varfanjak qe nuk kane buxhet per te shkuar diku me mire ne vende pa probleme te tilla. Te pavertetat e Shanos shkojne deri ne ate pike ku quhet “e moralshme” nje skeme diskriminuese trajtimi per qytetaret e ketij vendi duke paragjykuar ciftet LGBT me te paverteten e madhe se ata nuk mund te riprodhohen, edhe sikur t’u lejohej martesa. Sigurisht qe per nje publik studiosh i cili shumicen e rasteve ndodhet aty sepse nuk ka buke te haje e kerkon te suplementoje te ardhurat me qindarkat qe i jep televizioni eshte kollaj te degjosh duartrokitje anadollake. Por per nje mendje me intelektuale, eshte akoma me kollaj te vije ne konkluzionin se tezat dhe propozimet e Shanos s’jane asgje tjeter vecse rusizma imorale. Imorale per injorancen qe mbjellin e per te vertetat qe okultojne. Ciftet LGBT ne bote kane dekada tashme qe riprodhohen dhe krijojne familje, shpesh here me cilesore se shume familje heteroseksuale qe nuk kane as burimet per t’i mbajtur ato femije qe sjellin ne bote. Madje shume nga keta jetime prape perfundojne te adoptuar nga cifte LGBT. Per me teper, ka shume me shume cifte heteroseksuale qe nuk riprodhohen kur i krahason numerikisht me ciftet LGBT qe nuk riprodhohen. Imoraliteti i madh i genjeshtrave te Shanos, jo vetem qe rrenon tezat e tij nazike dhe kauzen e tij diktatoriale, por fton edhe rivale qe sic e tha edhe vete, kane perkrahje dhe financim pafund per te mbrojtur te drejtat e tyre dhe te vertetat per te cilat perendimi ka punuar shume qe t’i realizoje. Si pjese e propagandes se tij demagogjike nazike, ai mundohet ta karakterizoje perendimin si neo-marksist, me shpresen se termi marksist mund te mbjelle frike ne demografi te caktuara si injorantet qe e duartrokisnin ne ate emision. Pervec leksioneve ne filozofi politike per te bere dallimet e duhura mes marksizmit dhe liberalizmit, Shanon e ftojme te shkoje ne Rusi nese nuk i pelqejne standartet perendimore qe prinderit shqiptare kerkojne per femijet e tyre. Por nese vertete mendon se do sfidoje forcat e medha politike ne Shqiperi me te tilla delire, e ftoj ta provoje. Do jete nje spektakel humori vertete argetues. Ende nuk na kane ndalur te qeshurat nga koha kur zonja Doda u mundua te shiste gjepura te ngjashme.
Vlerat e familjes nuk demtohen nga e drejta e njerezve me orientim te ndryshem seksual per te jetuar pa u perbuzur dhe diskriminuar per orientimin e tyre seksual.Kjo nuk ka te beje me idologji apo politike kjo eshte nje nga drejtimet ku po punohet ne te gjithe shoqerite moderne te kohes.Ky tipi eshte akoma ne Anadoll.
Qirias Shano. A ishte S.B. qe legalizoi martesen burre ne burre.
Delir. Arroganc e injorances.
“Familia shqiptare” e shendetshme. Jauhaauhauaa. Ajo familje qe rrit shpendares droge. Kriminele te pa skrupullt e prostituta per gjith europen. U gjet panacea: Gogoli jane glbt. Che kush è thot..ky tipi ne foto. I veshur si oscar wilde nga Vaqarri .eshte e vertet,armiku me i madh per nje gay..eshte nje kripto gay.
Artikull i mrekullueshem.
sa njeri i peshtire me ate surrat rus fiks
O teoricien o kokrra legenit , si qenka teori neomarksiste shkaterrimi i familjes o koqe kandari , meru me punen e bythes por mos u ngaterro me neomarksizmin se po ja fut si kau peles me duket , fol per bythqiret se jan grupi me i rrezikshem qe sulmojn per te shkaterruar familjen natyrale me dhun ,mos ngaterro bythen me politiken mos i bej gjerat lemsh.
DO TE TA QI ROPT dritan shano SEPSE SHUME CIFTE GAY DHE lesbike KANE ARRITUR TE KRIJOJNE FAMILJE DHE TI JAPIN EDUKATE ME SHUME SESA JU HETERRNAT. DO TE TE ”VRAS” NJE DITE. NUK TA MARR JETEN. THJESHT E KE TE SHKURTER TE RRISH NE ATE PARTI. MBAJE MEND. TY AS PD OSE PEDE-ja PARTIA E PSEUDODEMOKRACISE DHE PSEUDOEQUALITETIT STE DO. AS PS PARTIA E 0 STABILITETIT STE RESPEKTON SI KUNDERSHTAR TE VERTETE. LEKIST HAJDUT FATKEQESI QE JE NE ATE PARTI. EDHE I NDJERI GILMAN BAKALLI TE URRENTE SEPSE JE NDYRESIRE LEKISTE HAJDUTE. IK ERE QORR SMESON NGA JETA. RUS I NDYRE DHE I PAGUAR NGA PUTINI.