La Liga/ Mbyllet pa fitues derbi i Madridit

8 Prill 2018, 18:23Sport TEMA

Derbi i Madridit në kampionatin spanjoll të futbollit u mbyll në barazim 1-1, duke e lënë të pandryshuar distancën prej 4 pikësh të Atleticos kundrejt Realit.

Pas një fraksioni të parë pa gola, sfida emocionuese në stadiumin “Santiago Bernabeu” regjistroi avantazhin e Cristiano Ronaldos, në një koordinim perfekt pas krosimit të Gereth Bale.

Por epërsia e Realit zgjati vetëm 4 minuta, pasi francezi Griezmann barazoi për Atleticon e Madridin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje