Flamurtari, Duro: Kam sërish besim tek fitorja ndaj Skënderbeut

8 Prill 2018, 12:53Sport TEMA

Skënderbeu-Flamurtari është sfida kryesore e javës së 28-të e Kategorisë Superiore e cila do të luhet nesër në orën 19:00 në qytetin e Korçës.

Të dyja ekipet përballen sërish me njëra tjetrën pas ndeshjes së zhvilluar në mesjavë për Kupën e Shqipërisë, ku bregdetarët fituan në ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultatin 0-1.

Për ndeshjen e nesërme trajneri i kuqezinjve, Shpëtim Duro, u shpreh në konferencën për shtyp ky do të jetë një takim tjeër nga ai i Kupës, por shtoi se synimi i Flamurtarit do të jetë fitorja.

“Mendoj se ndeshja që luajmë nesër në kampionat nuk ka lidhje me atë të Kupës së Shqipërisë në Korçë, ku ne fituam. Do të thosha se më mirë kemi luajtur me Kukësin në fushën tonë, edhe pse humbëm, se ndaj Skënderbeut.

Luajmë një ndeshje, ku na intereson shumë të fitojmë, sepse më pas kemi një kalendar më të favorshëm, që duhet ta shfrytëzojmë. Kundërshtari është më i qetë, pasi thuajse e ka siguruar titullin kampion.

Presioni është mbi ne, ngaqë na duhet rezultati. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të dalim në fushë vetëm për tri pikët”, u shpreh Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje