Bajerni shpallet zyrtarisht kampion i Bundesligës gjashtë javë para mbylljes

7 Prill 2018, 17:55Sport TEMA

Bajerni ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme 6 javë përpara fundit të kampionatit, teksa ka fituar me rezultatin 1-4 në transfertë përballë Augsburgut.

Një fitore kjo që e shpall kampion ekipin e Hejknes, i cili në këtë ndeshje vazhdon një traditë paksa të çuditshme. Bavarezët janë shpallur kampion gjithmonë jashtë fushe, ndërsa nëse do t’i rikthehemi kohës kur ata e bënin këtë gjë në shtëpi, atëherë do të rikthehemi 18 vite pas në kohë.

Autgolin e Sules në minutën e 18-të, e ka zhvlerësuar Toliso, Rodriguez, Roben dhe Vanger.

Tashmë edhe matematikisht, Bajerni i Mynihut është kampioni i sezonit 2017-2018 në Gjermani.

Ndeshjet e sotme
Augsburg-Bajern 1-4
Munchenglabad-Hertha 2-1
Koln-Mainz 1-1
Frajburg-Volsfburg 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje