Kukësi, Pakult: Kamza është shumë e vështirë

7 Prill 2018, 11:40Sport TEMA

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka dalë para pak minutash në konferencën e shtypit, ku ka folur për sfidën e nesërme me Kamzën,  për problemet që ka me sulmin, pasi nuk ka të gatshëm Gurin, por edhe për çështje të tjera të futbollit shqiptar në përgjithësi. Trajneri austriak, duke bërë krahasimin e futbollit tonë me atë evropian, ka theksuar se ka më pak lojë efektive nga ndërprerjet e shpeshta. Ja çfarë tha konkretisht trajneri i Kukësit:

“Pas ikjes së Bakajt, jemi vetëm me Gurin në sulm dhe dihet që në një moment ai nuk do të ishte i gatshëm për ekipin. Balde ka pasur një problem të vogël dje në stërvitje dhe do të shoh gjendjen e tij para se të vendos për formacionin.

Ebipi nesër do të jetë pjesë e skuadrës, duke parë ndeshjen e fundit që zhvilloi në Vlorë. Të rrallë janë ata lojtarë apo ato skuadra që kënaqen me një pike dhe ne do të luajmë për 3 pikë nesër ndaj Kamzës.

Për ndeshjen e parë ndaj Kamzës do të thosha se kishim mundësi të shënonim 3 fola në 15 minutat e para. Dua të sjell në vëmendje ndeshjen e Kamzës ndaj Partizanit, ku po të mos bëhej ai gabim, do të shkonte në barazim. Kamza është ekip i mirë në mbrojtje dhe luan me kundërsulme. Të shohim si do të luajmë, si do të dalim nga mbrojtja në sulm.

Shoh nga java në javë dhe nga ndeshja në ndeshje. Nuk e di çfarë do të ndodhë deri në fund. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, pa parë ekipet e tjera. Rivali për vendin e dytë? Nuk na intereson ndeshja e nesërme mes Laçit dhe Partizanit, mendojmë të bëjmë punën tonë dhe të shohim para, jo çfarë bëjnë ekipet e tjera.

Ndeshja e Kupës ndaj Laçit? Ishte një gol i rregullt ai i Idrizit dhe nëse shohim lëvizjen e gjyqtarit, ai tregoi një herë se është gol, pasi Idrizi nuk bëri faull. Do të ishte shumë më mirë të fitonim, por theksoj se ka kohë për të menduar për Kupën, pasi kemi ndeshjen me Kamzën dhe Partizanin përpara.

Nga kjo situatë, Partizani është ekipi i vetëm që mund të përfitojë, pasi nuk luan në Kupë dhe ka impenjim vetëm kampionatin.

Kampionati shqiptar? Më ka rënë në sy që në krahasim me futbollin evropian, ndërpritet loja shumë. Ndoshta shume goditje dënimi që jepen këtu, në Europë nuk jepen fare. Me këtë dua të veçoj atë që kur ndërpritet loja, nuk ka ritëm dhe nuk ka ndodhur deri tani që të luhet futboll pa u ndërprerë çdo 3-4 minuta.

Ata lojtarë që duan në luajnë me ekipe jashtë Shqipërisë them që s’duhet të sillen ashtu. Nuk është diçka që arbitrat e bëjnë me qëllim, por duhet të evitohet. Edhe në Serbi nuk ka shumë ndryshim me futbollin shqiptar në këtë drejtim.

Për dallimet e mëdha do të përmendja dy aksione. Goli i rregullt, që u anulua në Laç, nuk do anulohej në Europë dhe ndërhyrja e Allës ndaj Sukajt në Kukës do të jepej penallti ne Europë. Me këto nuk dua të them se ka nivel të ulët futbolli shqiptar, por dua të them se me nivelin që ka kampionati, disa ekipe që mund të luajnë në arenën ndërkombëtare pa problem.

Ka mungesa në aspektin taktik të lojtarëve, por me kalimin e viteve rriten më shumë niveli dhe nuk është problem kjo pjesë.

Nuk është keq vetëm në këtë vend, pasi edhe në vende të tjera kanë shkuar tifozët në shtëpi të pakënaqur nga futbolli. Vitin e kaluar kam pasur shumë mundësi të shoh kampionatin kinez, ku investohen miliona dhe po të shohësh vendosjen e lojtarëve, kupton se nuk kanë lidhje me futbollin.

Për Shqipërinë jashtë futbollit

Unë e njoh Shqipërinë që në vitin 1981, pasi kam ardhur me ekipin U-21 dhe në 98-ën kam luajtur që “Qemal Stafa” me Austrinë. Prandaj mund të them se Shqipërinë e kam ditur. Kontakti më i fundit direkt është viti 2006, pasi kam pasur Salihin dhe që atëherë jam interesuar për futbollin në Shqipëri. Futbolli ka përparuar dhe kujtojmë që në Europianin e fundit Shqipëria ishte pjesëmarrëse. Nëse shohim Kombëtaren A dhe U-21, ka shumë lojtarë që luajnë ne Europë, por është një minus për kampionatin shqiptar kjo gjë. Ndeshjen fundit që kisha mundësi te shihja të U-21, ishte përballë Sllovakisë.

Diçka që pashë në atë ndeshje kishte ndryshim fakti që në Shqipëri duhet të punohet më shumë në aspektin taktiko-fizik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje