Luftëtari, Lika: Me Teutën do jetë e vështirë

6 Prill 2018, 16:35Sport TEMA

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka folur në konferencën për shtyp për sfidën e nesërme kundër Teutës.

Trajneri i bluzinjve vlersoi bregdetarët duke theksuar se ky do jetë një takim i vështirë për bluzinjtë.

“Ndeshja me Teutën do të jetë e vështirë pasi kundërshtari ka arritur rezultate pozitive dhe ka përmirësime të dukshme. Ka pretendime për t’u shkëputur nga zona e ftohtë dhe mendoj se do ketë vështirësi kjo ndeshje.

Mungesat? Ne jemi skuadër që kemi lojtarë të aftë që mund të zëvendësojnë titullarët dhe mund të kontribuojnë në skuadër ashtu siç kanë bërë deri tani por shpresoj që deri në fund të jemi të plotë.

Arbitrat? Uroj të jetë ndeshje e mirë për ne dhe për gjyqtarët dhe ata të realizojnë qëllimin krysor për mbarëvajtjen e ndeshjes duke zbatuar rregulloren”, u shpreh tekniku Lika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje