Vllaznia, Gjoka: Lushnjen nuk e nënvlersojmë, do japim maksimumin për fitoren

6 Prill 2018, 15:08Sport TEMA

Ndeshja e nesërme me Lushnjën duket e fituar në letër, por në kampin shkodran të gjithë kanë bërë apel për vlerësim maksimal të kundërshtarit, që nuk ka asnjë lloj presioni në këtë moment dhe mund t’i bëjë keq Vllaznisë.

Trajneri i skuadrës shkodrane, Ernest Gjoka, gjatë konferencës për shtyp ka deklaruar se është një ndeshje po aq e rëndësishme sa ajo me Skënderbeun dhe Vllaznia duhet të jetë maksimalisht e impenjuar për të marrë 3 pikët:

“Trepikëshi me Lushnjën vlen njësoj se ai me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër të Superiores. Vllaznia jo vetëm që nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin e radhës, por duhet të japë maksimumin për të fituar. Asnjë nënvlerësim nuk ka për këtë ndeshje. Vllaznia e ka pësuar vjet, duke nënvlerësuar një skuadër që kishte rënë nga kategoria.

Edhe unë, kur isha te Kukësi, e pësova nga një nënvlerësim i tillë. Duke ditur këtë situatë, e kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Lushnjën dhe ky trepikësh ka shumë vlerë për ne. Duhet patjetër të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive dhe paraqitjeve që kemi bërë në fazën e tretë të kampionatit. Vetëm kështu do ta arrijmë objektivin”, – është shprehur trajneri Gjoka në konferencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje