Nëse nuk je Real Madrid apo Barcelona, të fitosh Champions League-n këto vitet e fundit, është një mision pothuajse i pamundur.
Dhe kjo, jo vetëm prej faktit se ato kanë në gjirin e tyre dy lojtarët më të mirë në botë të dekadës së fundit, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
Është më shumë se kaq.
Prapa dominimit të tyre, qendron në hije dhe vetë UEFA.
Duket një akuzë e rëndë, por faktet flasin vetë vit pas viti.
Mjafton vetëm të kujtojmë ndeshjet e fundit të Barcelonës dhe Real Madrid.
UEFA arriti deri aty, sa na faqen zyrtare të Champions League, u tall me Romën, duke ngritur pyetjen në fillim të ndeshjes së parë, se sa gola do të shënonte Barcelona.
Katalanasit shënuarn katër herë, por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe, nëse arbitri do të kishte akorduar dy penallti të pastra për italianët, gjë që nuk ndodhi.
“Barcelona edhe kështu është e vështirë të mundësh, imagjino pastaj kur ndihmohet edhe nga arbitrat”, shprehej i indinjuar në fund të ndeshjes sulmuesi Edin Dzeko.
Një natë më parë, edhe në Torino arbitri turk Çakir, u bë protagonist në mënyrë të “kujdesshme”.
Ai nuk akordoi një penallti për Juventusin fillimisht, pavarësisht se mbrojtësi i Real Madrid preku topin me dorë në zonë dhe nxorri me karton të kuq lojtarin kryesor të Juventusit, Paolo Dibala, pasi i kishte dhënë fillimisht një karton të verdhë për stimulim, edhe pse pamjet treguan se kishte pasur kontakt mes tij dhe mbrojtësve të Realit, dhe për më tepër, sulmuesi argjentinas nuk pretendoi për penallti.
Ndërkohë që toleroi mesfushori Kasemiro, që bëri disa herë faulla për karton të verdhë.
Edhe në fund, arbitri turk nuk akordoi një penallti të pastër që iu shkaktua Kuadrados (mbajeni mend emrin e arbitrit, është pikërisht ai që nuk dha tre penallti kundër Realit dy ndeshje më vonë kundër Bajernit).
Për të ardhur pastaj tek ndeshje e kthimit, kur Juventusi bëri një përmbysje spektakolare, porn ë sekondat e fundit të ndeshjes, një arbitër anonim anglez i caktuar nga UEFA, jep një penallti të dyshimtë për Realin, e cila edhe sot e kësaj ditë vazhdon të diskutohet dhe shkakton polemika të shumta.
Por këto episode janë vetëm maja e ajsbergut.
Kujtoni këtu vetëm gjysëmfinalen e vjetshme mes Realit dhe Bajern Mynih.
Arbitri i ndeshjes i masakroi gjermanët, duke nxjerrë padrejtësisht Artur Vidal me të kuq, ndërkohë që fali Kasemiron e Realit, duke i mohuar një penallti Bajernit dhe duke akorduar dy gola ofsajt të Ronaldos.
Pra, praktikisht arbitri u bë faktor vendimtar për kualifikimin e Realit në finale.
Kjo gjë u përsërit edhe këtë vit, veçse në mënyrë më të moderuar.
Arbitri turk Çakir, që nuk dha dy penallti për Juventusin kundër Realit, u bë sërish protagonist në ndihmën që i dha ekipit të drejtuar nga Zinedin Zidane.
Në ndeshjen e luajtur një ditë më parë, ai i mohoi Bajernit të Mynihut tre penallti, një prej të cilave ishte flagrante.
Dhe si të mos mjaftonin episode e pafundme në favor të Realit dhe Barcelonës këto vitet e fundit, ajo që ngre pikëpyetje të mëdha, është fakti se si nuk janë përplasur asnjëherë me njëra-tjetrën në short?
Reali dhe Barcelona janë ekipe që çdo vit shkojnë deri në gjysëmfinale apo finale.
Por, çuditërisht ato nuk janë vënë asnjëherë përballë tyre.
P.sh këtë vit, ishin tre ekipe spanjolle, port ë treja e shmangën përplasjen mes tyre, nërsa shorti caktoi derbin britanik Liverpul-Siti.
Pas hedhjes së shortit, pati aludime të forta se ai ishte paravendosur.
Të gjitha këto duken si teori konspiracioni, por faktet tregojnë se është më shumë se kaq.
Barcelona me Mesin dhe Reali me Ronaldon janë kthyer në marka, dhe për UEFA-n, ato duhet të shkojnë deri në fund të kompeticionit, pasi përkthehen në gjenerim më të madh të ardhurash.(TemA)
D.m.th kur UEFA denon Skenderbeun eshte e ndershme ndersa kur manipulon Championsin apo mbeshtet Duken eshte e korruptuar. Sa gazete e pavarur qe jeni. Qe tja beni qejfin tamam Rames behuni me Juventusin se me Partizanin keni qene qe ne fillim. Keni dhe Bracen te perfshire ne oferte. Nuk harxhon shume nje pjate kos do.
O djali-po keta tanet nga mjeshtrat e huaj kane mesuar …
Meqenese botoni kete shktim atehere mbylleni gojen dhe boll i bete jehone denimit pervers qe ky institucion i korruptuar i quajtur UEFA i beri Skenderbeut !
Nese jeni vertet shqiptare duhet mos u zere syte tifozlleku dhe te gezoheni per Skenderbeun.
Boll vendimi qe dha UEFA korrupsion, per ndeshjen Serbi Shqiperi dhe denimi me von i mafjozit Platini,qe vendimin per denimin e Skrnderbeut ta perdorin te gjithe per leter higjenike.
I dashur artikullshkrues i pa emer i gazetes Tema !
Perpara se te marresh inisiativen per te shkruar edhe nje artikull kaq te thjeshte eshte mire qe te jesh i mire – informuar per shume gjera.
Gjysem finalja e Champions League 2011 ka vene perballe njera-tjetren pikerisht keto 2 superskuadra, ku Katalanasit fitonin 2-0 ne Bernabeu, ndersa barazonin ndjeshjen e kthimit ne Camp Nou 1-1. Barcelona shkoj me tej duke takuar ne finale, ne Wembley, Manchester United-in e Alex Ferguson-it duke e mundur edhe ate me shume merite 3-1. Gjithesesi si njeri qe e ndjek futbollin prej shume kohesh bashkohem me idete tuaja ne lidhje me teorite konspirative, qe ka shume, shume te ngjare te jene me shume se kaq. Gjykimet e edicionit 2016-17 te UEFA Champions League ne raundin e 1/8 kur ndesheshin Barcelona – PSG, apo gjysemfinalja Real – Bayern ishin me te vertete skandaloze. Fatkeqesisht per sa kohe qe nuk do te kete nje shkundje te institucionit te UEFA-s, sic ndodhi me FIFA-n pak vite me pare kur sundonte pothuajse si TIRAN Herr Sepp Blatter ( i cili gjithesesi u denua ne menyre qesharake me vetem 6 vjet mos-pjesmarrje ne aktivitetet e saj ne vend qe te perfundonte ne burg ) nuk mund te mendojme, le me te shpresojme per nje ndonje ndryshim rrenjesor te UEFA-s.
Pershendetje
P.S. Sa per humor….dukesh haptazi qe je tifoz i italianeve…. !!!!
Dhe nuk duken fare, po fare qe jane me Partizanin…ha ha ha ha uefa mafioze…e moggi Jezu Krishti…!
ku i gjeni keto gazetare more!!! duke akorduare 2 gola ofsajt (off side ose pozicion jashte loje), karton te verdhe per Dibala per stimulim (simulim)… Ju nuk dini te shkruani kerkoni te beni dhe analize. tyryryry….
E keqja e gazetaxhinjve arnaute eshte se nuk i shkruajne vete artikujt, por i marin nga gazeta te tjera dhe i ngjisin informacionet copa-copa. Pastaj i fusin edhe nje perkthim nga google ose kosoravce dhe persheshi me dhalle eshte gati per te babeziturit ne Shqiperi qe edhe pa buke rrine, po pa perralla dhe teori konsipirative nuk e shtyjne dot diten.
Mundohuni te mos kopjoni pa u informuar artikujt e gazetave te tjera sepse rrezikoni te dilni po aq zbuluar sa edhe gazeta tjeter qe ka publikuar kete artikull te pa sakte. Sa per info shikoni ne vitin 2011 ne gjysem finale jane ndeshur Barca me Realin dhe kaloi ne finale Barca duke fituar edhe kupen me tej kunder Man United.
Ore vertet qe kjo pune vjen ere..se ajo vjet me Bayern ishte skandaloze..edhe me Barca-Psg..
Qe eshte era e bastexhinjve kjo nuk diskutohet,po edhe qe Real e Barca i sjellin te ardhura te papara Uefas,nga fanelat,te drejtat televizive etj.Jam shume dakorde artikullin qe keto dyja mbahen me hater,sidomos Reali ne menyre flagrante..Por sduhet harruar qe jane ekipe shume te forta sido qe te jete,te mundin edhe pa arbiter..
Sa per vendimet per Skenderbeun..se di ..se edhe nje gjykates i korruptuar merr edhe vendime te drejta..apo jo??
Ku drejtojne Italianet vetem pisllek ka
1-Je per çmim nobel.ke bere zbulim te madh.
2-Penallti e paster ishte dora e nje mbrojtesi te romes,por syzet nuk te lene te shikosh.
3-ata i shesin e i blejne ndeshjet….por gjithnje me aprovimin e uefes…uefa me aprovimin e fifes.
( skenderbeu nuk pagoi leket tek komisioneri…sic ishte dakortesuar)
Barcelona +Real Madrid =MAFIA
Yes,super mafia ….
Qe spanjollet po mbrohen nga Uefa kjo as diskutohet por ama duhet pranuar edhe Lushnja te kishte Mesin o Ronaldon do shkonte larg. Futbollin e zgjidhin sulmuesit te tjeret jan per vrap o numer . Nje ekip mesatar si Liverpool ( sja mohoj historine) vetem me ane te nje Salah po shkon ne gjysfinale. Gazetari ashtu si dhe un duket qe esht tifoz i azurreve por duhet pranuar qe azurret kete nivel kane .cdo gje esht para mbi te gjitha e niveli ekonomik i futbollit italian per kaq mund te arrije .e sa per dijeni se jam pak me i vjeter me duket u permenden disa ndeshje me te drejte qe ishin skandale ne arbitrim .por skandali me i madh qe un gati 50 vjecar ne champions league esht gjysfinalja chelsea barcelona ne 2009. Natyrisht ne favor te Barcelones .
Sipas opinionit tim, ke shumë të drejtë Xaku. Edhe në atë ndeshje gjykimi ishte më shumë se mjeran dhe mendoj vetëm për një arsye të thjeshtë, konspirative edhe kjo !!! Që në Romë të mos kishim një përsëritje të finales së Moskës të 2008-s midis Manchester United – Chelsea. Arsyeja mendoj ishte mbledhja e të ardhurave me Barcelonën në finale do të ishte patjetër shumë më e madhe sesa me mospjesmarrjen e saj.
Une jam me kengen :KU KA SI TIRONA e KU KA SI TIRONA .Po ne fakt nuk ka si Real Madrid dhe Barcelona.Dhe ne rast se humbasin ngjan me Rastesine e Renies se nje Breshke ne Koken e nje Tullaci. (Shprehje nga Filozofia Idealiste)
pupupu…edhe “analize” sporti u kishte ngel…mjere ne c’po pertypim
Te besh ironi me Partizanin , jo vetem qe je i pa ditur ne futboll , Po ke dhe tendence te rreshtohesh me dashje ne anen e keqe te kesaj historie . Dakort e marrim.te mireqene denimin ” e pa merituar ” te Korçes . Po ç’lidhje ka Partizani ? Vertete mendoni se Uefa ndikohet nga Braçe apo Gaz Demi ? Dikush ketu thote qe Real , Barça , Kane dy futbollistet me te mire ne bote . Po nuk me thoni ju ironiket ; Skenderbeu ça ka qe te fitoj 6-7 tituj rresht . Ç’rendesi ka Nese gazetari qenka tifoz me Italine . Me nje eshte tifoz . Sipas logjikes te ndonje ” skenderbegasi ” , duhet te jesh me Burundin qe te jesh objektiv . Vete jam me Partizonin . Po per te qene realist , ate qe po ben fshf me Duken kunder kesaj skuadre zor se mund te gjehet ngjashmeri ne ndonje vend tjeter .
Ore Shqip!Të kesh tifoz Braçen,mbi minister, Drejtor të Partizanti Olsi Ramë,vellai i Kryeministrit,e President të nderurin Z.Demi.që pronat i ka te trasheguara nga i jati e gjyshi,që nga saranda e deri ne KInë.fajine kane korçarët dhe Skendrbeu!Boll se ju ju mund Lushnja jo …….Skenderbeu.Futbolli eshte ndjenje dhe shpirt.
Ore shqip ,ju imi tifoze te pushtetit ,
Budallalleqe qe vijne ngaqe komentatoret e DigitAlb mbajne ne vesh kufjet e kanaleve italiane! Kanale keto te mbushura me analiste jumafioze te cileve u djeg fort by.tha nga specat e mbushur te Ronaldos.
U keshilloj ketyre injoranteve te ndryshojne kanal, se tek ZDF-ja komentatoret gjermane s’ishin as fanatike e as histerike! Theksuan vetem nje 11 metersh te pa dhene qe ishte ai i prekjes se topit me dore nga Marcelo. Duke nenvizuar se Bayerni s’ishte ne lartesine e nje skuadre finaliste.
Chapeau gjermaneve!