Gjatë ditës së sotme është publikuar renditja e UEFA-s për klubet e futbollit ku sërish në krye të renditjes qëndron Real Madridi, i ndjekur nga Bajern Mynihu.
Ndryshim ka pësuar vendi i tretë, pasi Barcelona ka arritur t’i rrëmbejë stafetën Atletiko Madrid, e cila renditet e katërta. Pesëshen më të mirë e mbyll Juventusi.
Për sa i përket klubeve shqiptare, renditja nuk ka ndryshuar, me Skënderbeun që renditet në vendin e 141-të, Kukësi në vendin e 217-ë dhe në vendin e 330-të renditet Partizani.
Vendi i katërt në renditje mbahet nga Tirana, e 345-ta dhe më pas vijnë Teuta, Laçi, Flamurtari me nga një vend më poshtë, përkatësisht, 346, 347 dhe 348.
Në këtë renditje, kanë zhgënjyer klubet e Kosovës, pasi Prishtina renditet në vendin e 441-të, pra e parafundit, ndërkohë që Trepça 89′ renditet vetëm 2 pozicione më lart se kryeqytetasit.




