Janë zhvilluar sot zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Peshngritjes, pas dorheqjes së Elez Gjozës për shkak të skandaleve të dopingut.
Presidenti i ri i Peshngritjes shqiptare do të jetë, Theodhor Masllavica, që fitoi përballë rivalit të tij që ishte Ilir Topuzi.
Masllavica arriti që të marrë 19 vota nga 21 klube që ishin gjithësej, ndërsa dy votat e tjera shkuan për rivalin e tij Ilir Topuzin.
Federata Shqiptare e Peshngritjes kaloi një moment kaosi pas skandaleve të një pas njëshme që shoqëruan peshngritësit shqiptar të cilët rezultuan pozitiv në testet anti-doping.
Ndërkohë, para pak ditësh një sukses i rëndësishëm i peshngritësit Briken Calja në kampionatin europian në Rumani bëri që ta sfumohet disi imazhi i keq i Shqipërisë në këtë sport pasi Calja arrit që të fitojë tre medalje ari. (TemA)
…..Nuk gjetet nje shqiptar !