Derbi i "Madoninës" mbyllet në paqe, Ikardi fal Milanin

4 Prill 2018, 20:36Sport TEMA

Nuk ka fitues në super sfidën e mbrëmjes së sotme të Serisë A mes Milanit dhe Interit.

Derbi i Mandoninës u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 ku që të dyja ekipet ndanë nga një pikë që nuk u vlen shumë për poziconin që janë në tabelën e rendtijes.

Zikaltërit ishin ata që dominuan sfidën përballë një Milani që krijoi shumë pak raste për shënim.

Mauro Ikardi i fali kuqezinjtë në dy raste flagrante ku i vetëm me portën e boshatisur në dy raste bëri të pamundurën duke mos e dërguar topin në rrjetë.

Sulmuesi argjentinas gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë, por goli i shënuar prej tij u anullua nga ana e VAR pasi gjendej në pozicion jashtë loje.

Pas këtij barazimi Interi ruan vendin e  katërt në tabelën e rentijes me 59 pikë të grumbulluara, ndërsa Milani klasifikohet në vendin e gjashtë me 51 pikë.

Gjithçka bëhet më e vështirë për kuqezinjtë për të shpresuar tek një vend që të dërgon në “Uefa Champions League”.

Nderkohe ne takimet e tjera te luajtura diten e sotme Benevento fitoi ndaj Verones me rezultatin 2-0, Kievo barazoi me Sassuolon me shifrat 1-1, kurse Torino fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Crotones. (TemA)

1 komente në “Derbi i “Madoninës” mbyllet në paqe, Ikardi fal Milanin”

  1. Lekë Matrënga says:

    Ç’është ky derbi i Mandoninës?! Mbase donit të thoni Derbi i Madoninës. Sigurisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje