Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari mposht Skënderbeun dhe hedh një hap drejt finales

4 Prill 2018, 18:51Sport TEMA

Flamurtari ka marrë një fitore të artë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë duke mundur në ndeshjen e parë ekipin e Skënderbeut..

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Shpëtim Duro, triumfoi në transfertë me rezultatin e ngushtë 0-1 përballë korçarëve, duke hedhur një të rëndësishëm për në finale.

Heroi i skuadrës bregdetare në këtë takim ishte sulmuesi brazilian Danilo Alvesh që shënoi në minutën e 82-të të takimit.

Një gol mjaft i bukur nga ana e  Alvesh që goditi sakt me kokë brenda zonës duke mposhtur portierin bardhekuq.

Me këtë sukses Flamurtari është një hap larg finales pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në fushën e saj në Vlorë.

Kujtojmë që sfida tjetër e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë që u luajt në orën 14:00 u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. (TemA)

Më poshtë goli i shnëuar nga Danilo Alvesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje