Klubi i Tiranës i dërgon letë zyrtare Policisë për rikthimin e tifozave në stadium

4 Prill 2018, 16:51Sport TEMA

Klubi i Tiranës i ka dërguar një kërkesë zyrtare Policisë për të sqaruar këtë cështje me pjesmarrjen e të gjitha palëve.

Klubi bardhebku kerkon zyrtarisht zgjidhje per tifozet e saj.

“KF Tirana nepermjet kesaj shkrese zyrtare, i drejtohet Drejtorise se Policise Tirane, per te kerkuar informacion te detajuar mbi nje ceshtje teper shqetesuese.

Ne daten 28.03.2018, jemi njohur zyrtarisht me nje liste personash te cilesuar si te palejuar per te hyre ne stadium.

45 tifoze, te ndaluar apo shoqeruar ne Komisariatet e Tiranes jane shpallur si te ndaluar per te hyre ne stadium.

KF Tirana kerkon nje takim me drejtues te larte te Drejtorise se Policise per te verifikuar problemet e konstatuara dhe zgjidhur kete ceshtje shqetesuese per klubin, komunitetin e tifozeve te Tiranes si dhe Policine e Shtetit.

KF Tirana fton gjithashtu Federaten Shqiptare te Futbollit te organizoje nje takim me te gjithe palet pjesemarrese per te ndihmuar garen dhe parandaluar zbrazjen e stadiumeve”, thuhet ne komunikaten e klubit te Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje