Mbyllet ndeshja Liverpool-Manchester City me rezultatin 3-0. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

4 Prill 2018, 22:31Sport TEMA

Liverpool-Manchester City është super sfida e mbrëmjes së sotme të kompeticionit të fazës çerekfinale të “Uefa Champions League”, takim që do të zhvillohet në “Anfield Road”.

Një ndeshje mes dy ekipeve angleze të cilat pritet që të dhurojnë një futboll emocionues dhe të bukur pasi që të dyja ekipet do të synojnë kualifikimin për në raundin tjetër.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Liverpool: Karius, Van Dijk, Lovren, Robertson, Henderson, Aleksander-Arnold, Milner, Oksleid-Çambërlein, Firmino, Salah, Mane

Manchester City: Ederson, Uollker, Kompani, Laporte, Otamendi, Fernandinjo, Gyndogan, D. Silva, De Bryjn, Sane, G. Hezus

Minuta 83′, Shënon Manchester City me anë të Sane por ndodhej në pozicion jashtë loje

Minuta 51′, Sane krijon rastin e parë të rrezikshëm për Cityn në këtë pjesë të dytë duke humbur një rast të artë për të shkurtuar rezultatin

GOL! I papërmbajtshëm Liverpool që shënon golin e tretë, kësaj rradhe me anë të Mane që goditi sakt me kokë pas asistit të Salah duke shpërthyer në festë tifozerinë vendase

GOL! Oksleid-Çambërlein shënon një gol të mrekullueshëm për Liverpool pas një gjuatje spektakolare nga një distancë e larg

GOL! Liverpool kalon në avantazh me anë të yllit të tyre bomberin Salah që konkretizon në gol një kundërsulm të nisur prej tij për të mposhtur Ederson

Ekzekutohet himni i “Champions League” nën një atmosferë fantastike në “Anfield Road”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje