Një futbollist në Kinë ka humbur pjesë të veshit të tij, që i është kafshuar nga një kundërshtar gjatë një ndeshjeje amatore, e vlefshme për “Laoye Cup”, në krahinën e Guangxi.
Të dy skuadrat janë përleshur pasi arbitri ka dhënë një faull.
Sipas “The Sun”, njëri prej tyre ka kafshuar veshin e kundërshtarit.
Një video e publikuar në internet tregon momentin e përleshjes mes dy formacioneve dhe një imazh i tmerrshëm i veshit të kafshuar është postuar në rrjete sociale.
Policia e Nanning, vendi ku është zhvilluar takimi, është njoftuar pas incidentit dhe kanë marrë në pyetje të gjithë lojtarët e përfshirë.