“Të shtypur”, “të bombarduar”, ja si e pasqyron shtypi anglez disfatën e Guardiolës

5 Prill 2018, 11:49Sport TEMA

Shtypi britanik ka qenë shumë kritik me punën e Manchester City të Pep Guardiolës në ndeshjen e luajtur mbrëmë kundër Liverpool, në “Anfield”, në kuadrin e turit çerekfinal të Champions-it (2017-2018).

Titujt e tillë si “të shtypur” “të bombarduar”, apo “prita e Anfieldit” ishin disa nga ato, që mund të lexohen këtë të enjte në botimet e shumicës së mediave angleze.

Disfatës së vuajtur të Manchester City të Guardiolës kundër Liverpool të Jurgen Klopp, i cili u kthye për të fituar ndaj trajnerit katalanas, i janë dedikuar faqet e para të famshmeve gazeta britanike. Ato, gjithashtu, theksojnë sulmin ndaj autobusit të Manchester City, që ka ndodhur para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

“Liverpool shkatërroi Manchester City në pjesën e parë”, -shkruan gazeta “The Times”, ndërsa e përditshmja “Star” shkoi më përtej dhe flet për “shqyerje” të lojtarëve të Pep. “Daily Mail”, me një fotografi të Salah, Firmino dhe Robertson, vë në dukje se “Manchester City u dorëzua në fushë dhe… autobusit iu thyen xhamat jashtë”.

Nga ana e vet, “Daily Express” paraqiti me karaktere të mëdha titullin me një fjalë “Bombarduar”, duke pasur parasysh performancën e mjerë të “qytetarëve” në fushën e lojës dhe problemet e miqve jashtë stadiumit.

      

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje