Bashkia e Tiranës organizon kampionatin e minifutbollit mes shkollave 9-vjeçare

5 Prill 2018, 20:38Sport TEMA
Bashkia e Tiranës organizon kampionatin e minifutbollit mes shkollave

Rreth 20 shkolla në kryeqytet po marrin pjesë në kampionatin e minifutbollit për shkollat 9-vjeçare, ku secila skuadër po ndeshet në formatin me pesë grupe.

Bashkia e Tiranës ka dhënë mbështetjen e plotë për zhvillimin dhe për pjesëmarrjen në këtë kampiot të shkollave jo vetëm brenda qytetit, por edhe të atyre nga zonat rurale.

Pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, skuadra e parë në renditje që ka grumbulluar më shumë pikë do të luaj në fazën çerekfinale. Skuadrat të cilat do të luajne në fazën e 1\4-tave do të bëhen me short.

Ndërsa, gjysmëfinaja dhe ndeshja finale e aktivitetit do të luhet tek fusha e Liqenit Artificial.

Gjatë këtyre tre viteve, Bashkia Tiranë ka nxitur të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme si dhe të evindetojë fëmijët që mund të kenë talente në sporte specifike, me fokus, formimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor, si mjet për të luftuar sedentarizmin dhe për të shmangur çdo formë të shfaqjeve negative të kohës, obezitetin dhe zhvillimin e miqësive ndërmjet nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje