“Ronaldo-Iuliano? Gabimi im ishte që nuk dhashë faull për Juven”: Ish-arbitri rikthen debatin, për rastin që ka 20 vite që flitet në Itali

6 Prill 2018, 20:04Sport TEMA

Deklaratat e ish-arbitrit, Piero Ceccarini, kanë kthyer polemikat në lidhje me kontaktin e famshëm mes Mark Iuliano dhe Ronaldo në Juventus-Inter të sezonit 1997-98.

“Konfirmoj se kontakti fizik është bërë nga Ronaldo ndaj Juliano-s dhe jo e kundërta”, ka thënë Ceccarini.

“Madje, mund të them se kam gabuar duke mos dhënë faull për Juventus-in”, vijoi ai.

Ish-arbitri ka folur është për VAR-in që, sipas tij, do të kishte larguar çdo dyshim në atë rast:

“Në të vërtetë, VAR është përdorur në atë rast dhe nuk kuptoj pse të gjithë bëjnë sikur nuk ka ndodhur.

Në lidhjen direkte dhe gjatë përsëritjes së episodit, telekronisit i atëhershëm, i mbështetur nga Chiesa, ish-arbitër, ka thënë se nuk ishte penallti”, ka thënë Ceçarini.

Nuk ka vonuar replika e Gigi Simoni, trajneri i Inter në atë kohë.

“Intervista e Ceccarini-t është qesharake. Të paktën nuk arbitron më, mund të bënte dëme të tjera.

Është një tallje, nuk ka as urtësinë që të mbyllë gojën dhe të mos flasë më për këtë çështje, nuk kam fjalë.

E gjithë bota e di të vërtetën, edhe juventinët që takoj e pranojnë. Jam pa fjalë”, tha Simoni.

3 komente në ““Ronaldo-Iuliano? Gabimi im ishte që nuk dhashë faull për Juven”: Ish-arbitri rikthen debatin, për rastin që ka 20 vite që flitet në Itali”

  1. h says:

    Komenti më origjinal dhe i mrekullueshëm që dëgjova sot ishte se,
    ceccarini do të kishte anulluar golin me rroveshiatë te Ronaldos me Juven
    për” lojë të rrezikshme” ndaj mbrojtësit të juventusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje