Vllaznia-Lushnja/ Gjoka: Çdo fitore është oksigjen për ekipin; Gjyla: Nuk toleroj turpërimin

7 Prill 2018, 16:25Sport TEMA

Trajneri i Vllaznise, Ernest Gjoka, ka folur pas fitores se arritur ne shtepi perballe Lushnjes.

Gjoka u shpreh se çdo pike e marre tani eshte oksigjen per ekipin, ndersa shtoi dhe per shperblimet e deputetit Tom Doshi dhe gjyqin me Flamurtarin.

Problemi është që ne kemi tensionin e rezulatiatit të kundërshtarëve por këtë javë ishte mirë pasi shënuam shpejtë dhe shënuan të dy sulmuesit por kemi ende shumë punë. Çdo pikë në këtë kampionat është oksigjen. Jemi 3 pikë por ne nuk do shkojmë të qetë. Do nisim ta përgatitim ndeshjen pasi është fushë e vështirë.

Doshi? Mendoj se për momentin, Tom Doshi është shumë afër dhe po na motivon me premio në momente të vështira. Ekipet pa president janë delikate dhe shumë të brishta por sot ai është shumë afër dhe po na mbështet në gjithçka. Nuk jam unë ai që projektoj të ardhmen e Vllaznisë por Doshi po jep një ndihmë të madhe.

Flamurtari? Unë kam fituar dy herë në gjyq ndaj Flamurtarit. Është fituar njëherë gjyqi dhe më pas u hap sërish për të fituar Flamurtari por sërish fitova unë. Çështja u nis për në CAS por mesa duket, u bënë pishman vlonjatët. Ata po ngacmojnë një person që ka çuar trofeun e fundit në Vlorë dhe po merren me një njeri i cili ka fituar gjyqin. Unë nuk do të merrem më me këtë punë pasi do ia lë avokatit në dorë”, u shpreh Ernest Gjoka.

Ndersa trajneri i Lushnjes Ilir Gjyla, u shpreh:

“E prisnim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi Vllaznia ka nevojë për pikë dhe do të jepte maksimumin, Shkodranët shfrytëzuan mjaft mirë pikat tona të dobëta, pasi na goditën aty ku ne ishim në emergjencë për lojtarë. Gjithsesi, duhet të pranojmë se gabuam shumë dhe u ndëshkuam në çdo gabim tonin.

Unë e mora skuadrën për ta rinovuar dhe do ta rinovojmë, por nuk mund të futemi në fushë dhe të turpërohemi. Duhet të kemi pak përgjegjësi dhe të nderojmë veten të paktën, kur dalim në fushën e lojës.

Deri në këto momente ne nuk kemi favorizuar dhe toleruar asnjë kundërshtar. Këtë mund ta them me sinqeritet“, tha Gjyla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje