Partizani, Dalipi: Çdo ndeshje për ne është si finale, jemi të detyruar të fitojmë

7 Prill 2018, 13:18Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka folur sot ne konferencen per shtyp per perballjen e neserme ne transferte kunder ekipit te Laçit.

Dalipi shprehu besimin e tij se ekipi do te dal me nje rezultat pozitiv nga ky takim.

Gjithashtu, trajneri i te kuqve foli dhe per konkurencen ne ekip dhe deklaratat e Staroves.

“Besoj që janë në 2 kompeticione. Ata janë më të avantazhuar se kanë një opsion të dytë. Ne tashmë e kemi thënë dhe rithënë që çdo ndeshje është finale. Se çfarë do të ndodhi gjatë 90 minutave këtë do ia lemë fushës. Jemi detyruar të fitojmë.

Rikthehet Çani në formën e tij më të mirë që është një vlerë e shtuar për të gjithë. Kam shumë besim te ai. Është një lojtar që ka mjaft grindë dhe dëshirë që të shkojë atje ku duhet dhe të japë maksimumin për vete dhe fanellën e Partizanit. Duhat të shtoja edhe Lukasin. Që vjen pas një goli fitore ndaj Kamzës. Rikthimi i Telushit, Fejzullahit por edhe Abdurahimi që bërë një ndeshje të mirë, ma bën më të vështirë zgjedhjen. “Presion” për në si staf që të bëjë zgjedhjen e duhur. Duhet të luaj ata që e meritojnë.

Mos harrojmë që kemi një lojtar me shumë eksperienc si Progni, i cili ka bërë shumë mirë këto ndeshjet e fundit. Di të ruajë mirë ekulibrat e lojës. Por edhe dyshja e mesfushës, Batha-Mala, si dhe Asani që është një lojtar shumë i mirë që e njeh portën. Besoj që duke dhënë më të mirën këta lojtarë, pa kursyer asnjë energji, Partizani do të bëjë maksimumin për të arritur kupat e Europës.

Nuk e kam lexuar intervistën e Starovës, sepse nuk kam aq shumë kohë të lexoj mediat. Merrem gjithë kohës me skuadrën dhe jam i fokusuar te skuadra ime. Kam gjëra më të rëndësishme, në qëllimin që kemi. Duhet të fokusohemi fortë te fusha e lojës. Ajo është gjëja që na ngreh lart dhe na çon atje ku duhet…

Nuk më shqetësojnë sepse dihet që në momentin që unë u emërova si trajner i Partizanit, ishte periudhë emergjence. Deshi fati apo edhe merita e lojtarëve  të cilët ndryshuan një marsh dhe e çuan skuadrën këtu ku është. Puna ime apo e skuadrës do ta tregojë kush do të vazhdoj sezonin e ardhshëm.

Besoj që tashmë ka filluar një kapitull i ri dhe do të mendoj më të mirën për të bërë atë që më takon. Gjatë kohës që kam qënë zv.trajner kam pasur shumë kërkesa për të qënë trajner i parë. Kam duruar dhe kam pritur momentin tim. Ky moment erdhi dhe dua ta shijoj. Se çfarë do ndodhi do t’ia lemë kohës”, u shpreh Dalipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje