E pazakontë/ Ndeshja në Gjirokastër do të sigurohet nga FNSH. A është paracaktuar humbja e Luftëtarit?

7 Prill 2018, 13:31Sport TEMA

Sot në Gjirokastër do të luhet ndeshja mes Luftëtarit dhe Teutës. Klubi gjirokastrit kërkon fitore për të kapur kupat e Europës, ndërsa durrsakët duan të sigurojnë mbijetesën në superiore.

Ndeshja pritet të jetë e tensionuar, pasi gjirokastritët i tremben arbitrimit. Gjyqtari kryesor është Kridens Meta. Ndihmsa të tij do të jenë Egin Doda dhe Redvan Shaba nga Tirana. Ndërkohë ajo që bie në sy gjatë kësaj ndeshje janë forcat e shumta të sigurisë.

Ndryshe nga herët e tjera që për mbarëvajtjen e ndeshjes kujdeseshin policët e Gjirokastrës, kësaj radhe kanë mbërritur nga reparti i Fierit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Masat shtesë të sigurisë lidhen me sinjale se gjatë kësaj ndeshje mund të ketë trazira.

Ndërkohë që përflitet edhe për një rezultat të fiksuar, sipas së cilit Luftëtari humbet, me qëllim që Teuta e Durrësit të mos rrezikojë të bjerë nga liga superiore. Sidoqoftë mbetet për t’u parë se si do të shkojë ndeshja.

©ArgjiroLajm.net 

2 komente në “E pazakontë/ Ndeshja në Gjirokastër do të sigurohet nga FNSH. A është paracaktuar humbja e Luftëtarit?”

  1. Morri i Kuq says:

    Si nuk i late njehere keto intrigat dhe komplotet. Mjere futbolli shqiptar si do katandiset me Komunistet ne krye. Do ta beni me keq sec e bete kur ishit ne pushtet

  2. Morri i Kuq says:

    Clloj gazetaresh jeni ju qe beni supozime te tilla pa pasur asnje fakt??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje