Kategoria Parë/ Tirana fiton ndaj Bylisit dhe hedh një hap të sigurtë drejt Superiores

7 Prill 2018, 16:04Sport TEMA

Është mbyllur sfida në Ballsh mes Bylisit dhe Tiranës me rezultatin 0-2.

Takimi i vlefshëm për Kategorinë e Parë të Grupit B ka qenë jo pak e tensionuar pasi në minutën e 20-të, ndeshja është ndërprerë dhe shkak për këtë janë bërë tifozët e Tiranës të cilët kanë hedhur flakadanë në fushë.

Që në fillimin e ndeshjes, Tirana kishte mundësi për të kaluar në avantazh, por kapiteni Erando Karabeci ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Një minutë më vonë, Greca ka shënuar golin e avantazhit për bardheblutë.

Në minutën e 27, ka qenë sërish Greca ai i cili ka dyfishuar shifrat, duke sjellë edhe qetësinë te Tirana.

Pjesa e dytë nuk ka sjellë shumë histori, me Tiranën që ka qenë më kërkuese për golin e tretë, ndërkohë që Bylisi është shfaqur disa herë rrezikshëm në zonën bardheblu.

Me këtë fitore, Tirana e sheh veten shumë pranë Kategorisë Superiore, ndërkohë që Bylisi duhet të presë edhe një vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje