11 mijë efektivë në sitën e vettingut, zv.ministri Hodaj: Ja kush largohet

9 Prill 2018, 13:40Kronika TEMA

Vetting-u në polici ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor, teksa pritet të ngrihet dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj gjatë një interviste për ATSh u shpreh se, “më datë 5 prill ka hyrë në fuqi zyrtarisht Ligji “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, apo siç njihet gjerësisht Vetting-u në Polici, ku do marrin pjesë 11 000 punonjësit e Policisë së Shtetit… etj.

“Ky ligj parashikon që tashmë të ngrihet dhe Komisioni i Vlerësimit, ndërsa për t’i ardhur në ndihmë punonjësve të policisë për të plotësuar dhe të jenë sa më të qartë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit janë ngritur grupe pune në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, pasi formulari do të plotësohet nga të gjithë punonjësit e policisë pa përjashtim dhe të gjithë duhet të jenë të qartë mbi atë që duhet të deklarojnë. Fillimisht do të bëjnë vetëdeklarimin 300 punonjësit e policisë të gradës së lartë, për të vijuar më pas me nivelet më të ulëta sipas formulës së parashikuar. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pritet që nga fillimi i majit, kur të mbyllet procesi i vetëdeklarimit për të vlerësuar figurën e punonjësve të policisë, duke larguar nga radhët e policisë ata që do të rezultojnë me problematika”, tha Hodaj.

“Procesi i vlerësimit në Policinë e Shtetit, SHÇBA dhe Gardën e Republikës, synon të mbështesë pjesën e shëndetshme në radhët e këtyre institucioneve duke larguar pjesën e infektuar dhe që ka probleme me ligjin, duke synuar hedhjen e bazave për të ndërtuar policinë e së ardhmes”, tha Hodaj.

“Procesi mbështet në tre kritere, tek pastërtia e figurës, tek pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ideja është që në vlerësim do të kalojnë të gjithë punonjësit duke nisur nga titullari, deri tek punonjësi më i thjeshtë”, tha Hodaj.

“Sistemi i gradave i ndan këta punonjës në tre kategori, grada e lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, e mesme që e kanë 3 mijë punonjës dhe e ulët ku futen rreth 9 mijë punonjës. Do vlerësohen fillimisht gradat e larta, pra drejtuesit e lartë. Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision që në ligj quhet Komisioni i Jashtëm, që janë anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. Konkretisht 5 anëtarë vijnë nga ILDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim anëtarësh. Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar Vetting-un në fazën e parë. Në fazën e fundit komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë, që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan me sukses fazën e dytë”, deklaroi Hodaj për ATSH.

“Dhe më pas këto komisione pushojnë së funksionuari dhe SHÇBA vijon kontrollet periodike çdo tre vite”, theksoi Hodaj.

5 komente në “11 mijë efektivë në sitën e vettingut, zv.ministri Hodaj: Ja kush largohet”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    ptuuuuuu plehra,turq ne gjak e turq ne uniforma…………..!

    1. Janullatos arxidoglyftis says:

      Gopi satom

    2. Sedese says:

      R… mu ne p…. ty a krejt ca te perman pragu…

  2. drino says:

    Ka shume polic e oficere policie qe kane nga dy tre shtepi,vila,vila ne bregdet qe i kane bere me ” rroge “,nderkohe qe ko plot te tjere njerez te ndershem qe jetojne ne mesataren dhe te varfer.Vetingo duhet te jete i thelle sepse çfar spo na degjojne veshet,njeri thote mi ka dhuru motra tjetri baba nena e plot brockulla te tilla.

    1. raul says:

      Ka nje Polic kufiri ne portin e Durrësit qe ka ngritur me rrogën e pulicit keshtjelle 5 kateshe duke u zënë frymën 5kateve te pallatit ngjitur .ka dhe nje hyrje ne pallat, makina X5 dhe nje benz, toka ne spitalle, hajde pulic hajde,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje