Një aksident i rëndë,ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, me pasojë vdekjen e tre personave.
Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Varibop, ku një makinë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal me ujë.
Viktimat mësohet se janë dy bashkëshortë dhe një vajzë, mosha e së cilës ende nuk dihet.
Dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës dhe është gjetur rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Viktimat janë mbytur në ujë.
Raportohet se ata ishin duke u kthyer nga një dasëm.(TemA)