Modernizimi i FA, Xhaçka në 2 vjetorin e rënies në detyrë të dëshmorëve Deliu e Hoxha: Edhe Forca Ajrore në proces reformimi

7 Prill 2018, 12:36Kronika TEMA
Modernizimi i FA, Xhaçka në 2 vjetorin e rënies në

Në Bazën Ajrore të Farkës është përkujtuar 2-vjetori i rënies në detyrë të dy “Dëshmove të Atdheut”, kapiten Florian Deliut dhe toger Donald Hoxhës, të cilët humbën jetën në një aksident ajror gjatë kryerjes së detyrës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në ceremoni, bëri me dija se, në funksion të rritjes së sigurisë për Forcën Ajrore, ashtu si dhe në   forcat e tjera vijon procesi i reformimit dhe i modernizimit.

“Ashtu si edhe një pjesë tjetër e ushtrisë, tanimë në NATO  edhe arma e aviacionit ndodhet në një proces reformimi dhe modernizimi, për rritjen e performancës dhe kapaciteteve tona në hapësirën ajrore.

Specifika e profesionit të ushtarakut  është përkushtimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe jetën e tyre.

Pavarësisht armës ku bëjnë pjesë dhe frontit ku shërbejnë që në momentin e parë një ushtarak vesh uniformën dhe merë përsipër angazhimin solemn duke qenë i gatshëm për ti shërbyer atdheut, duke sakrifikuar atë që është më sublime, jetën, për kombin, popullin dhe vendin e tij.

Ky angazhim solemn i një ushtaraku na detyron të gjithëve të kujtojmë me respekt sakrificën e atyre që jeta ju pre shkurt, ju pre në lule të moshës, por edhe gjithë të tjerëve që i shërbejnë atdheut të përbashkët dhe që kanë marrë përsipër rreziqet që ju cenojnë jetën dhe profesioni i pilotit mbetet një prej tyre.

Sigurisht, trajnimi, taktika, pajisjet përdorimi i elementëve të tjerë që i janë shtuar ose përmirësuar me kalimin e kohës e kanë ulur probabilitetin e aksidenteve.”- u shpreh Xhaçka

Më pas, ministrja së bashku me Shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, drejtuesin e Forcës Ajrore, Kuto Hasani, si dhe familjarë e të afërm të dëshmorëve vendosën kurora dhe buqeta me lule në memorialin kushtuar pilotëve të rënë në Bazën Ajrore të Farkës.

“Dëshmorët e Atdheut”, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha ranë në krye të detyrës dy vite më parë, si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC -145 në Grizhë të Malësisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor, ku mbeti i plagosur edhe ushtari profesionist, Gerald Baramuça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje