Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollin gjatë orëve të mbrëmjes në akset rrugore të Tiranës, ku nga Drageri janë pezulluar 18 leje drejtimi për shkak se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Kështu, 18 leje drejtimi të pezulluara per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh te arrestuar per drejtim mjeti ne gjendje te dehur.
Ne rrugen “Selim Brahja” shtetasi me iniciale R.TH u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.86 mg/l, testi i dyte 0.56 mg/l
Ne rrugen “Selim Brahja” shtetasi me iniciale M.H u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.88 mg/l, testi i dyte 0.79 mg/l
Ne rrugen “Selim Brahja” shtetasi me iniciale T.M u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.65 mg/l, testi i dyte 0.57 mg/l
Ne unazen e madhe automjeti tip Porche Panamera GTS u konstatua duke bërë gare ne shpejtesi dhe pas ndjekjes e ndalimit nga Policia Rrugore ne zonen e Saukut, rezultoi se drejtuesi i mjetit me iniciale R.M ishte nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.34 mg/l, testi i dyte 0.27 mg/l.
Tirana, “pistë” garash. Pezullohen 22 patenta
Pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme të policisë së Tiranës ka ende makina lukzose që rrugët i përdorin si “pistë makinash”.
Nga kontrolli i tyre policia ka pezulluar 22 patenta për drejtim tej normave të lejuara.
Ndërkohë në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, përpos kontrolleve të shtuara dhe masave të “ashpra” administrative, ka akoma drejtues mjetesh të cilët manifestojnë vetëbesim të tepruar në drejtim të automjeteve, duke qarkulluar me shpejtësi 150 km/h, 180 km, 185 km/h dhe 196 km/h, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë së 90 km/h!!
Diferenca e shpejtësisë mbi normat e lejuara tregon qartë rrezikun potencial për tu përfshirë në aksidente rrugore!