Dhuna ndaj Ismet Drishtit, reagon AMA: Është alarm për lirinë e medias, autorët të vihen para drejtësisë

7 Prill 2018, 13:02Kronika TEMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Ismet Drishti nga një grup të rinjsh.

AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë  dëmtimin fizik  të Z. Drishti, por dhe që përbën alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

REAGIMI I PLOTË I AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizonit “Zjarr TV” Ismet Drishti.

AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë  dëmtimin fizik  të Z. Drishti, por dhe që  përbën  alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj “Zjarr TV”  dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij  televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.

AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e  një mjedisi më të sigurtë për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët. (TemA)

4 komente në “Dhuna ndaj Ismet Drishtit, reagon AMA: Është alarm për lirinë e medias, autorët të vihen para drejtësisë”

  1. Taras Bulba says:

    AMA e di shume mire qe sulmit te Ismetit i behet si individ se ky plehere ka mashtruar mjaft vajza per gjoja se do i punesoi ne Zjar Tv dhe ato vajza kane dhe babe e vella apo edhe te dashur dhe me te drejte mire ja kane bere ,kjo nuk mjaften por duhet edhe me qe ky malok i ndyre shfytezon postin,sa per gjoja se i luftojne te drejten e informacionit kjo nuk qendron cfare eshte ky tv Zjar era e pare qe e degjoj ,,AMA meruni me tv e tjera kerkoni llogari mis lehoni emisione te ndyra ,

  2. Tonini says:

    Mos u lodhni me gjete shkaqe politike, medemek se Drishti kritikon qeverine,
    Sa gazetare kritikojne qeverine dhe nuk i prekj kush nje fije floku sepse nuk ka pse.
    Pastaj Drishti nuk eshte gazetar.
    Shkqet jane renqethese. Shkoni ne ate lagje dhe ta thojne njerezit pa asnje rezerve qe rrahja eshte nje hakmarrje ndaj Drishtit per shkak te shfrytezimit te postit te tij si pronar i atij kanali, per provokacione te turpshme te tij e disa horrave shoke te tij me pjestaret e stafit, te cilat jane lidhje familjare te ketyre djemve. Pra sipas banoreve Drishti ka prekur aty ku nuk duhet.
    Nje prind i nje vajze thuhet se e ka denoncuar Drishtin ne Prokurori por denoncimi me nderhyrjen tek Llalla eshte zhdukur.
    Prandaj beni kujdes se jeni duke futur percarje ne popull.
    Njerezit kane alergji per tipa te tille si Drishti.
    Mos harroni se ka akoma shume familje shqiptare qe perpiqen te ruajne te paster moralin dhe u dhemb ne shpirte kur dikush u a cenon femijet per nje kafshate buk thate.

  3. santa quaranta says:

    Sa here kaloj tek nje kthese, afer fshatit Rranxa, Bushat, Shkoder shoh nje permendore te nje vajze te re vdekur ne nje aksident ku shofer ka qene ky [email protected] qe ne ate kohe kishte filluar te bente karagjozin me ca kamera te fshehta…. Nga ekspertiza ka dale qe fajin e kishte drejtuesi i mjetit qe jo per cudi kishte rrekellyer edhe ca gota dhe fale ketyre pislleqeve qe vazhdon ti beje edhe sot nuk beri asnje dite burg….

  4. demo says:

    E verteta duhet thene me ze te larte.Neqoftese Drishti ka prekur aty ku s`mban duhet te rrihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje