Plagos me automatik bashkëfshatarin në Dibër: Futi delet tek toka ime

7 Prill 2018, 14:15Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku 23-vjeçari me inicialet E.Ç, është plagosur me armë zjarri në oborin e shtëpisë së tij.

Mësohet se autor i kësaj ngjarje rezulton të jetë shtetasi Rr.K, 25 vjeç i cili është vënë në pranga menjëherë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive banale pasi delet e 23 vjeçarit kishin hyrë pjesërisht për të kullotur në pronën e agresorit.

Ky i fundit ka humbur arsyen dhe ka marrë armën për ta qëlluar.

“Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dhe vëllezërit e shtetasit Rr.K, shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç, ku po krihet zona për kapjen e tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë së Dibrës.

5 komente në “Plagos me automatik bashkëfshatarin në Dibër: Futi delet tek toka ime”

  1. A T Z says:

    Sigurisht qe nuk mund ti marresh jeten nje njeriu,nuk te lejon Zoti nuk ta lejon as ligji por ne Shqiperi ka shume paradokse dhe shume pak kulture ne te gjitha shtresat e shoqerise.mendoni sikur ai pronari i tokes ta kete mbjelle ate parcelen dhe viktima kalon ose kullot bagetine ne menyre te padrejte ne pronen e personit te inkriminuar tani,kush ka mundesine qe ti jape te drejte pronarit pa ndodhur krimi!Arsyeja mund te duket banale por kur shkel ne pronen e tjetrit dhe sidomos kur eshte lodhur per ta kultivuar e mbyt e drejta e tij dhe pasojat jane te paparashikueshme.Per mos tu keqkuptuar nuk jam dakord me violencen se lind vetem violence.

  2. Bagetite e shqiperis says:

    O malok, Po a i gjuhet robit pse delja hengri barin..ooooo malok oooo kafsh oo ooo nuk kam me llafe per kto lloj bagetish

  3. xhxhi says:

    epo kjo ? te te marri jeten tjetri pse delet u futen ( pjeserisht) ne token tende ???

    kulmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje