Menjëherë pasi Guri morri kartonin e verdhë duke konfirmuar pezullimin për ndeshjen ndaj Kamzës, te Kukësi ishin të bindur për zëvendësuesin e tij, pasi ishte një alternativë e vetme, ajo e Baldes.
Sulmuesi 26-vjeçar u dëmtua duke dalë nga fusha e lojës në pjesën e parë në ndeshjen e djeshme, duke e detyruar Pakultin të improvizojë në formacionin e verilindorëve deri në fundin e ndeshjes.
Mesa duket trajneri austriak këtë gjë duhet ta bëjë disa herë deri në fundin e sezonit, pasi Balde sipas të gjitha gjasave e ka humbur atë.
Në ditën e sotme priten ekzaminimet përfundimtare për të mbyllur diskutimin rreth gjëndjes së këtij sulmuesi, por me shumë gjasa, Pakulti do të ketë vetëm një alternativë në sulm, atë të Gurit.