Procedimi për protestën, reagon Kryemadhi: Nuk më shqetëson fare, mua më gjykojnë vetëm shqiptarët, Rama nuk më kërcënon dot

9 Prill 2018, 12:59Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot pas vendimit për procedim penal, të regjistruar për pas protestës së opozitës për mosbindjen civile dhe bllokimin e 4 akseve kryesore të vendit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Kryemadhi tha se nuk e shqetësonte fare procedimi penal.

Mos kujtoni se është frikë e madhe, çdo ditë e më shumë drejtësia është kapur nga krimi, kriminelët që vrasin njerëz, plaçkisin vendin, janë të lirë dhe njoftohen një javë para se tu dalë mandati i arrestit, kur hallexhinjtë burgosen se po bëjnë ndërtim pa leje.

Mua nuk më shqetëson fare procedimi penal, kur të bëjmë dekriminalizmin do ta deklarojmë se jemi proceduar nga prokuroria e Ramës, por ajo që dua të them se sistemi i drejtësisë do të ketë probleme.

Drejtësinë nuk e kap dot askush.

Mua më gjykojnë vetëm shqiptarët dhe me gjykojnë me votë, kurse tjetri është qesharak. Ashtu si kam hyrë 17-vjec ne politike, do dal me voten e shqiptareve.

 Nuk kërcënon dot as Rama, as Arta Marku, as Xhafaj. Unë këtu jam, rrugëve të Tiranës, ndaç me polici, ndaç pa polici, me çizme apo jo mua më kanë në këmbë”- tha Kryemadhi. (TemA)

 

5 komente në “Procedimi për protestën, reagon Kryemadhi: Nuk më shqetëson fare, mua më gjykojnë vetëm shqiptarët, Rama nuk më kërcënon dot”

  1. Ti says:

    Pra ti nuk i nenshtrohesh gjyqsorit pra je ekstra . Nje politikan me kte deklarate ????!!!

  2. Flamur says:

    Po qa pune ke me Ramen. Prokurorija po ben punen e saj.

  3. Dorina says:

    O baxhelle…mire qe e thua qe rri rrugeve si baxhelle.

  4. Http says:

    Arrestojini per kermat qe Jane, jo pse dogjen nje gome!
    Arrestojini qe kane vjedhur, qe kane shkaterruar sektore strategjike per ti kanibalizuar, qe kane bere namin me pronat, qe kane vila e pallate pa hesap, konto miljoneresh, para te fshehura dhe parti mafjoze familjare!
    Mos u tregoni shtet karagjoz, qe tall bythen edhe nje cope mishi me dy sy, si Monka

  5. Arli says:

    Keto mbrockulla ruaji kur te dalesh zgubthi para gjyqit moj baxhelle.
    Konsultohu edhe me kolegun tend se si t’i justifikoni tonelatat e florinjve tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje